Lajme
SHBA: Ekipi i presidentit amerikan mohon raportimet se ai do të tërhiqet nga gara
Diskutimet mbi tërheqjen e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, nga gara presidenciale, po vazhdojnë tash e disa javë.
Shtëpia e Bardhë ka mohuar raportet se anëtarët e familjes së presidentit Biden kanë diskutuar se si mund të duket një tërheqje nga gara presidenciale.
Sipas raportimeve, ndikimi i fushatës në shëndetin e tij, familjen dhe stabilitetin e vendit janë në ballë të diskutimeve, por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, mohoi të ketë ndonjë diskutim të tillë, shkruan skynews.
“Kjo nuk po ndodh, pikë. Individët që bëjnë këto pretendime nuk flasin në emër të familjes së tij ose ekipit të tij – dhe do të vërtetohet se kanë gabuar. Mos e humbni besimin”, thuhet në njoftim.
Ekipi i fushatës së presidentit amerikan, Joe Biden, po këmbëngul se Biden do të mbetet kandidati presidencial për zgjedhjet në nëntor.
Madje, thuhet se votuesit ende e mbështesin atë, pavarësisht shqetësimeve për moshën dhe se partia “nuk ka plan për një kandidat alternativ”, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











