Lajme
SHBA: FDA autorizon pilulën kundër COVID-19
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka autorizuar pilulën kundër COVID-19 të Pfizer për njerëzit që janë në rrezik të lartë, për moshën 12 vjeç e lart.
“Autorizimi i sotëm prezanton trajtimin e parë për COVID-19 në formën e një pilule që merret nga goja – një hap i madh përpara në luftën kundër kësaj pandemie globale”, tha shkencëtarja e FDA-së, Patrizia Cavazzoni.
Trajtimi i Pfizer, i quajtur Paxlovid, është një kombinim i dy pilulave të marra gjatë pesë ditëve që u demonstrua në një provë klinike me 2200 njerëz se ishte e sigurt dhe zvogëloi rrezikun e shtrimeve në spital dhe vdekjeve te njerëzit në rrezik me 88 për qind.
Në një lëvizje të pazakontë, FDA nuk mblodhi panelin e saj të zakonshëm të ekspertëve të pavarur për të shqyrtuar në thellësi të dhënat rreth pilulës së Pfizer përpara autorizimit.
Trajtimi i Pfizer ka qenë i autorizuar më parë në Bashkimin Evropian.
Autorizimi vjen ndërsa rastet po rriten në Shtetet e Bashkuara të domunuara nga Omicron, varianti më infektiv i coronavirusit i parë deri më sot.
Varianti me shumë mutacion është më i aftë të anashkalojë imunitetin e dhënë nga infeksioni i mëparshëm dhe autoritetet shëndetësore po i bëjnë thirrje publikut që marrin vaksinat përforcuese, në mënyrë që të rivendoset një shkallë më e lartë e mbrojtjes.
Ndryshe nga vaksinat, pilula nuk synon proteinën gjithnjë në zhvillim të koronavirusit, të cilën e përdor për të pushtuar qelizat. Në teori, duhet të jetë imun ndaj varianteve dhe Pfizer ka thënë se studimet paraprake e kanë mbështetur këtë hipotezë.
Pritet ende autorizimi për një tjetër pilulë kundër COVID-19, të zhvilluar nga Merck, e cila gjithashtu merret gjatë pesë ditëve dhe është treguar se redukton të njëjtat rezultate (hospitalizimi dhe vdekja) me 30 për qind tek njerëzit me rrezik të lartë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












