Lajme
SHBA-ja bën gati masat e reja për ta ndihmuar luftën kundër motit ekstrem
Përderisa miliona amerikanë po përballen me nxehtësi të madhe në pjesën jugperëndimore të SHBA-së, presidenti Joe Biden planifikon të shpallë hapa të rinj për t’i mbrojtur punëtorët, për t’i përmirësuar shërbimet e parashikimit të motit dhe për ta bërë ujin e pijshëm më të qasshëm, tha Shtëpia e Bardhë më 27 korrik.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, e përshkroi valën e të nxehtit si “një kohë të vështirë” dhe tha se Biden po e trajtonte ndryshimin e klimës me “urgjencën e nevojshme”.
Presidenti demokrat ka nxitur Departamentin amerikan të Punës t’i shtojë inspektimet e vendeve të punës potencialisht të rrezikshme, si fermat dhe kantierët e ndërtimit. Ai gjithashtu kërkoi inspektime më të shpeshta në vendet e punës për të verifikuar nëse po respektoheshin masat e sigurisë së nxehtësisë.
Si pjesë e nismës, Departamenti amerikan do t’i njoftojë punëdhënësit dhe punonjësit për mënyrat se si të qëndrojnë të mbrojtur nga nxehtësia ekstreme, që ka vrarë 436 punëtorë që nga viti 2011, sipas statistikave federale./Euronews
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër










