Të tjera
SHBA-ja heq sanksionet ndaj Millorad Dodikut dhe bashkëpunëtorëve të tij
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hequr sanksionet ndaj ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, si dhe dhjetëra individëve e kompanive të lidhura me të. Vendimi u bë publik të mërkurën dhe përfshin edhe aleatët e tij politikë, anëtarë të familjes dhe subjekte të lidhura ekonomikisht me ta.
Sipas Departamentit Amerikan të Thesarit, që e konfirmoi këtë hap, sanksionet kishin ndaluar më parë çdo transaksion financiar me Dodikun dhe të gjithë të sanksionuarit e tjerë. Ndërkohë, Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve për arsyet konkrete që çuan në këtë vendim.
Ky zhvillim vjen pas disa muajsh trazirash politike në Bosnjë e Hercegovinë. Më 18 tetor, Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska anuloi ligjet që synonin të ndalonin punën e institucioneve gjyqësore dhe policore shtetërore në territorin e entitetit serb. Po atë ditë, Ana Trishiq-Babiq u konfirmua si presidente në detyrë e Republikës Sërpska, duke zëvendësuar përfundimisht Dodikun, i cili kishte humbur mandatin pas një vendimi gjykate që e dënoi për mosrespektim të urdhrave të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnjë, Christian Schmidt.
Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit përshëndeti vendimin e Asamblesë për të tërhequr ligjet separatiste dhe e cilësoi këtë si “rezultat të përpjekjeve të udhëhequra nga SHBA për të qetësuar krizën politike në Bosnjë”.
E-Diaspora
-
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it Gjykata Federale Penale, Bellinzona: Veprat e kryera nuk bien nën kategorinë e "vepra penale të katalogut"... -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains
Jeta në Zvicër
-
Reshje rekord bore në Alpet zvicerane, në disa zona mbi një metër brenda 24 orëve Meteorologët parashikojnë që gjatë ditëve në vijim moti të stabilizohet gradualisht, ndërsa temperaturat pritet të rriten... -
Zvicra nën borë: Në këto zona ka rënë më shumë borë -
Rrezik i lartë ortekësh në Alpet zvicerane, paralajmërim sidomos në jug -
Bora në Zvicër: Aksident në autostradën A8, pesë persona përfundojnë në spital -
Në Zvicër testohet “qeni digjital” – karroca me AI ndihmon të verbrit të bëjnë Pazar










