Lajme
SHBA kushtëzon TikTok-un, e paralajmëron për ndalim
Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një projektligj që do t’i kërkojë pronarit të Tik Tok të shesë aplikacionin e njohur të mediave sociale ose përndryshe ai do të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përpjekjet për të ndaluar Tik Tok janë bërë që në administratën Trump, por çështja është ringritur muajt e fundit. Sipas ligjit që kaloi me 360 vota pro dhe 58 kundër, fjalën e fundit për të cilin do ta thotë Senati.
Nisma ligjore erdhi pasi autoritetet në SHBA dhe sidomos zyrtarë të inteligjencës shtuan thirrjet për të ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni nga pajisjet qeveritare, pasi sipas tyre, Tik Tok-u paraqet rrezik për sigurinë kibernetike. SHBA-ja është e shqetësuar se autoritetet kineze mund të detyrojnë “ByteDance” të dorëzojë të dhënat e përdoruesve amerikanë, ose ta drejtojë kompaninë të rrisë përmbajtjen e TikTok-ut në favor të interesave të saj.
Më herët kishte disa ligjvënës amerikanë që ishin të shqetësuar se bllokimi i ‘Tik Tok-ut’ mund të zemërojë miliona të rinj që përdorin aplikacionin, grup votuesish ky që vlerësohet si vendimtar në zgjedhjet e nëntorit, por debati tani është zhvendosur tek shitja e aksioneve të kompanisë në Amerikë, në mënyrë që aplikacioni të vazhdojë të funksionojë. Pritet që pronari i Tik Tok ta çojë çështjen në gjykatë, ndërsa autoritetet kineze pohojnë se Kina pohon se një ndalim i Tik Tok dëshmon pasiguritë e vetë Uashingtonit dhe përbën abuzim të pushtetit.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Vdes 29 vjeçari në vendin e punës Një punëtor ndërtimi 29-vjeçar vdes në kantierin e ndërtimit të autostradës në Giswil, Obwalden... -
Një alpinist vdes në aksident në Matterhorn -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Ky është formacioni i Zvicrës ndaj Katarit -
Sonte Zvicra luan ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026











