Lajme

SHBA ngre shqetësimin për rritjen e numrit të emigrantëve në kufi

Sot skandon urdhri ekzekutiv i miratuar gjatë pandemisë së koronavirusit, i cili u dha mundësi, për rreth 3 vjet autoriteteve amerikane që të refuzonin kërkesat për azil, e të dëbonin menjëherë imigrantët që mbërrin në kufirin jugor të vendit.

Urdhri që bazohej në një ligj për shëndetin publik të vitit 1944, mundësonte frenimin e imigrimit, në emër të mbrojtjes së shëndetit publik. Skadimi i urdhrit ekzekutiv ka rritur shqetësimet për një rritje të shpejtë të imigrantëve që mbërrijnë në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Por administra Biden ka paralajmëruar masa të forta për të shmanguar kalimin e paligjshëm të kufirit.

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, tha të mërkurën se pas datës 11 maj pjesa dërrmuese e mijëra imigrantëve që do të synojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, përgjatë kufirit jugperëndimor me Meksikën, do të dëbohen menjëherë.

Dua të jem i qartë, se skadimi i kufizimeve nuk do të thotë se kufiri ynë do të jetë i hapur. Në fakt, do të ndodhë e kundërta. Përdorimi i autoritetit tonë sipas një ligji ekzistues, me rregulla të forcuara mbi imigracionin, nënkupton pasoja më të rënda për personat që kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. Në ndryshim nga ajo që parashikonte urdhri që skadon, personave që dëbohen, bazuar mbi ligjin ekzistues të imigracionit, do t’u ndalohet hyrja për pesë vjet në Shtetet e Bashkuara dhe mund të përballen me ndjekje penale, nëse përpiqen të hyjnë sërish”, tha zoti Mayorkas.

Disa ekspertë mbi çështje të kufirit thonë se aktualisht rreth 150,000 persona ndodhen në pjesën veriore të Meksikës, në pritje për të hyrë në Shtetet e Bashkuara./Euronews