Lajme
SHBA ngre nevojën e kontrollimit të Intelegjencës Artificiale
Ligjvënësit amerikanë po përballen me nevojën për të vendosur rreth ndikimit në rritje të inteligjencës artificiale (IA), por disa muaj pasi ChatGPT tërhoqi vëmendjen e Uashingtonit, konsensusi nuk është i sigurt, ndërkohë që ka një sërë propozimesh në diskutim.
Disa propozime fokusohen në IA dhe rrezikun që ka për jetën e njerëzve, si në diagnostikimin në mjekësi dhe në financë.
Mundësi të tjera përfshijnë rregulla, për të siguruar që IA të mos përdoret për të diskriminuar ose shkelur të drejtat civile të individëve.
Nëse Kongresi vendos se nevojiten ligje të reja, Komisioni i IA i SHBA-së, shprehet se “rreziku duhet të përcaktohet nga ndikimi që inteligjenca artificiale ka te individët”.
Rritja e popullaritetit të së ashtuquajturës IA gjeneruese (generative AI), e cila përdor të dhëna për të krijuar përmbajtje të reja, ka ngjallur shqetësime se teknologjia me zhvillim të shpejtë, mund të nxisë mashtrimin në provime dhe keqinformim.
Ndërsa ligjvënësit janë të vendosur të trajtojnë çështjet e IA, Kongresi është i ndarë në dy pole.
Gjithashtu, zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen vitin e ardhshëm dhe ligjvënësit po trajtojnë çështje të tjera me të rëndësishme, si rritja e tavanit të borxhit.
Plani i propozuar kërkon, që ekspertë të pavarur, të testojnë teknologjitë e reja të IA, përpara përdorimit të tyre nga të gjithë.
Ai gjithashtu bën thirrje për transparencë dhe që qeveria të ketë të dhëna të mjaftueshme për të shmangur dëmet.
Mikromenaxhimi i qeverisë
Ligjvënësit kanë diskutuar gjithashtu mënyrën më të mirë, për të siguruar që AI të mos përdoret për diskriminime dhe racizëm, ndoshta për të vendosur se kush merr një hipotekë me interes të ulët.
Në OpenAI, stafi ka menduar për një mbikëqyrje më të gjerë.
Cullen O’Keefe, shkencëtar kërkimor i OpenAI, propozoi krijimin e një agjencie, që do të licenconte kompanitë e IA.
E pyetur në lidhje me propozimin, shqiptaro-amerikania Mira Murati, drejtuese teknologjike në OpenAI, tha se një organ i besueshëm mund t’i “bëjë përgjegjës zhvilluesit” ndaj standardeve të sigurisë.
Por, më e rëndësishme është marrëveshja “se cilat janë standardet, si dhe cilat janë rreziqet, që po përpiqeni të zbusni”.
Rregullatori i fundit i madh që u krijua ishte Byroja e Mbrojtjes Financiare të Konsumatorit, pas krizës financiare 2007-2008.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm, që propozimet rregullatore të IA, të mos bëhen mekanizmi për mikromenaxhimin qeveritar të kodit kompjuterik, si motorët e kërkimit dhe algoritmet”, tha një përfaqësues republikan i Senatit. / Reuters
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike













