Lajme
SHBA nuk mbështet tërheqjen nga bisedimet për emërin
SHBA-ja nxit vazhdimin e negociatave për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Athinës dhe Shkupit.
Kjo është theksuar nga ambasadori amerikan në Shkup, Pol Volers gjatë takimit me zëvendëskryeministren për eurointegrime, Teuta Arifi, raporton INA.
Volers ka deklaruar se SHBA-ja nuk mbështet vendidimin e mundëshme të Greqisë për tërheqje nga negociatat për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe tërheqjen e saj nga Marrëveshja e përkohshme për emrin.
“SHBA nuk ka informacionet se Greqia planifikon tërheqjen e saj nga Marrëveshja e përkohshme. Ne nuk duam të spekulojmë me situata të tilla hipotetike. Por, në rast se kjo ndodhë atëherë nënkupton se do të thotë ndërprerje të negociatave për emrin, gjë që nuk përkrahen nga Uashingtoni. Ne mbështesim procesin që po udhëhiqet nën patronazhin e OKB-së dhe vlerësojmë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës është mundësi për përtëritjen e procesit”, ka deklaruar ambasadori amerikan.
Zëvendëskryeministrja Teuta Arifi, ka theksuar se është ndarë e kënaqur nga vizita e fundit në SHBA dhe takimet me administratën amerikane, ku është shprehur gatishmëria për të ndihmuar procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës











