Kosova
SHBA: Nxënësit nga Kosova fitojnë gjashtë medalje të arta
Nxënësit nga Kosova shkëlqejnë në SHBA, fitojnë gjashtë medalje të arta
Mësohet se nxënësit nga Kosova kanë shkëlqyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, duke arritur t’i fitojnë gjashtë medalje të arta dhe disa të tjera të argjendta dhe të brozta, në garat e zhvilluara në shkencë, matematikë dhe robotikë, përcjell albinfo.ch.
Garat “Neo Science Olympic” në New Jersey Institute of Technology. Lajmi u bë i ditur nga Konsulli i Përgjitshëm në New York, Blerim Reka.
“Në pritjen e sotme për nxënësit, arsimtarët dhe prindërit, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, fëmijët e lindur në liri na bënë krenarë në Ditën e çlirimit të Kosovës”, shkroi Reka në një postim.
Më poshtë gjeni emrat e nxënësve që kanë fituar garat:
Gerti Kida, klasa 10 -vendi i parë nivel botëror-KODIM (Medalje e artë)
Vesa Xhymshiti – klasa e gjashtë, vendi i parë në MATEMATIKË ( Medalje e artë)
Jeton Sylejmani, klasa e pestë, vendi i dytë në MATEMATIKË dhe SHKENCË ( Medalje e artë)
Harun Hondozi, klasa e katërt, vendi i parë në SHKENCË dhe vendi i dytë në MATEMATIKË (Medalje e artë)
Lum Rrahmani, klasa e katërt, vendi i parë AI Challenge vendi i dytë SHKENCË dhe vendi i tretë në MATEMATIKË ( Medalje e artë)
Molos Gashi, klasa e tretë, vendi i parë në MATEMATIKË dhe vendi i tretë në SHKENCË (Medalje e artë)
Me medalje u shpërblyen këta nxënës:
Lum Paçarada, klasa e shtatë- medalje e artë në SHKENCË
Lorik Begunca, klasa e pestë – medalje e artë në MATEMATIKË
Gjin Rrahmani, klasa e tetë -medalje e artë në SHKENCË
Blin Berisha, klasa e tetë- medalje e artë në SHKENCË.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026














