Lajme
SHBA: Shumica e shkollave mund të hapen në prill
Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rihapin shkollat publike në të gjithë vendin në mes të pandemisë së koronavirusit. Shtëpia e Bardhë tha të dielën se shpreson që brenda muajit prill të rikthejë pjesën më të madhe të nxënësve në shkollë me orar të plotë.
“Këtë qëllim kemi, këtë plan kemi,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki për emisionin “This Week” të rrjetit ABC.
Por ajo tha se përmbushja e qëllimit varet nga miratimi nga Kongresi i projekt-ligjit të presidentit Joe Biden me vlerë 1.9 trilion dollarë për koronavirusin, i cili përfshin ndihmë prej 130 miliardë dollarësh për shkollat.
“Shumë shkolla në të gjithë vendin nuk kanë burime financiare që të paguajnë për përmirësimin e mjediseve, për punësimin e më shumë shoferëve të autobusëve, për punësimin e më shumë mësuesve të përkohshëm në mënyrë që të kemi grupe më të vogla nxënësish në klasë,” tha ajo.
Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka dhënë “udhëzime të qarta, të bazuara në shkencë, për dikasteret shkollore mbi gamën e hapave që ata mund të marrin për të qenë të sigurtë. Por çdo shkollë në vend nuk i ka ato fonde dhe burime, ”tha zonja Psaki. “Duhet që qeveria federale ta adresojë këtë.”
Dhoma e Përfaqësuesve planifikon të votojë këtë javë mbi paketën e ndihmës së Presidentit Biden me shpresën e miratimit të plotë nga Kongresi deri në mes të marsit.
Aktualisht, 47% e fëmijëve amerikanë nga kopshti deri në klasën e 8-të po ndjekin mësimet në klasë fizikisht; 33% të nxënësve të klasave të 9-të deri në të 12-të shkojnë fizikisht në shkollë për mësim, ndërsa pjesa tjetër janë duke ndjekur mësime nga shtëpia ose në një përzierje të lidhjes me internet nga shtëpia dhe vajtjes në shkollë.
Por një republikan kritik ndaj shumës së paketës së propozuar nga Presidenti Biden për ndihma, ligjvënësi Steve Scalise nga Luiziana, i tha rrjetit ABC, “Ka fonde që janë miratuar më parë,” më shumë se 1 trilion dollarë në fonde të pashpenzuara nga paketat e mëparshme të ndihmës që ai thotë se mund të dërgohen në komunitetet lokale në të gjithë vendin për të ndihmuar rihapjen e shkollave. Ai kritikoi gjithashtu paketën e zotit Biden që nuk specifikon se shkollat duhet të hapen, nëse aprovohen më shumë para./VoA
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026














