Kosova
SHBA sqaron pse s’i lejon ministrat e Kosovës të udhëtojnë
Ambasada amerikane konsideron se s’është koha që ministrat kosovarë të udhëtojnë drejt ShBA-së, jo se nuk japin vizat
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është deklaruar një ditë pasi disa ministra dhe kryetarë të komunave e kanë shtyrë vizitën e tyre në këtë shtet.
Në një përgjigje për Klankosova zëdhënësja e kësaj ambasade Katherine Judd, thotë se në këtë kohë të krizës e cila është në Kosovë, nuk është koha e përshtatshme për vizita zyrtare.
“Kjo nuk është domosdoshmërisht koha më e përshtatshme që ministrat të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për takime zyrtare, duke pasur parasysh krizën që duhet trajtuar. Ne këtë mesazh po ua përcjellim zyrtarëve të ndryshëm të qeverisë”, thuhet në përgjigje.
Judd thekson se nuk ka asnjë rast specifik apo individual për të cilin SHBA-të nuk do të lëshonin viza për ministrat kosovarë.
Gjatë së mërkurës ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe disa kryetarë të komunave e kanë shtyrë vizitën e tyre në Shtetet e Bashkuara për shkak të situatës në veriun e Kosovës.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










