Lajme
SHBA sulmon rebelët Huthi, nisë paralajmërime për Iranin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një sulm të shkallës së gjerë kundër rebelëve Huthi në Jemen dhe e kanë paralajmëruar Teheranin që të ndalë menjëherë mbështetjen për këtë grup të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara.
Sulmi i djeshëm, i kryer me aeroplanë luftarakë të lëshuar nga një aeroplanmbajtëse amerikane në Detin e Kuq, ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i ka paralajmëruar rebelët Huthi që “ferri do t’ju bjerë mbi kokë” nëse nuk i ndalin veprimet ekstremiste, përfshirë sulmet ndaj anijeve transportuese në rajonin e Gjirit dhe sulmet me raketa kundër Izraelit.
Trump ka paralajmëruar Iranin që “Amerika do t’ju mbajë plotësisht përgjegjës dhe që nuk do të jemi të mirë me ju,” teksa rrit presionin për të ulur Teheranin në tavolinën e negociatave lidhur me programin bërthamor, transmeton albinfo.ch.
Prej kur është kthyer në pushtet, Trump ka çuar përpara fushatën me “presion maksimal” ndaj Teheranit, me qëllim uljen e eksporteve të naftës së Teheranit në zero.
Ekspertët besojnë se Shtetet e Bashkuara nuk do të mund t’i ndalin plotësisht shitjet e naftës iraniane, por do t’i zvogëlojnë në sasi të konsiderueshme.
Trump ka thënë në platformën e tij në rrjetet sociale se ai ka “urdhëruar ushtrinë amerikane të nisë veprime vendimtare dhe të fuqishme ushtarake kundër terroristëve Huthi në Jemen”.
Presidenti amerikan i ka përshkruar Huthët si “banditë” që “financohen nga Irani”.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka folur përmes telefonit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe e ka informuar për operacionin ushtarak.
Sulmet në Jemen përbëjnë operacionin më të madh të ushtrisë amerikane në Lindje të Mesme, prej kur Trump e ka marrë detyrën më 20 janar. Mediat kanë cituar zyrtarët amerikanë të kenë thënë se sulmet “nuk janë operacion njëditor, por të parat në shumë ditë ose javë përpara”.
Zyrtarët e Huthëve kanë thënë se të paktën 12 civilë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në këto sulme, por këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Rebelët Huthi kanë kryer një mori sulmesh ndaj anijeve transportuese në 18 muajt e fundit, duke pretenduar se këto veprime janë shenjë mbështetjeje për palestinezët për luftën e Izraelit në Gazë kundër Hamasit, grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Huthët kanë thënë se kanë sulmuar vetëm anijet izraelite, ndonëse është raportuar të jenë shënjestruar edhe anije tjera. Shumë kompani janë detyruar të ndryshojnë drejtimin e anijeve të tyre për të bërë rrugë më të gjatë dhe më të kushtueshme, vetëm për të shmangur dhunën.
Huthët kanë thënë më 11 mars se do t’i rinisin sulmet kundër anijeve izraelite në rajon, duke i thënë fund një periudhe relativisht të qetë, pas arritjes së armëpushimit në janar mes Izraelit dhe Hamasit për luftën në Gazë.
Më 2014, rebelët Huthi kanë marrë kontrollin e një pjesë të territorit në veriperëndim të Jemenit, çka ka rezultuar me luftë në të cilën janë vrarë mijëra njerëz dhe është përshkallëzuar rëndë situata humanitare në këtë shtet – më të varfrin në botën arabe.
Shumë vëzhgues kanë thënë se lufta është zhvilluar mes Arabisë Saudite dhe Iranit, përmes grupeve që mbështesin dhe në një territor të tretë.
Arabia Saudite mbështet qeverinë e Jemenit, të cilën synojnë ta rrëzojnë rebelët Huthi.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










