Kosova
SHBA: Synimi ynë është njohja mes Kosovës dhe Serbisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë qëndrimin e qartë në lidhje me përfundimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në një përgjigje një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka theksuar se qëndrimi i SHBA-së nuk ka ndryshuar, duke theksuar se “synimi afatgjatë” është njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas DASH-it, SHBA-ja vazhdon të ofrojë përkrahje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.
“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndryshuar. Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm Dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë për të arritur një marrëdhënie të normalizuar, paqësore dhe produktive ndërmjet dy vendeve”, ka thënë ky zëdhënës i DASH-it.
Tutje, në përgjigjën e tij, zëdhënësi i DASH-it ka qenë i qartë, duke mos lënë vend për dykuptimësi. SHBA-ja synon që dialogu mes dy palëve të përfundojë me njohje të ndërsjellë.
“Ne presim që Kosova dhe Serbia të respektojnë dhe të zbatojnë të gjitha angazhimet e tyre të Dialogut plotësisht dhe pa vonesa apo parakushte. Synimi afatgjatë i politikës së Shteteve të Bashkuara është një përfundim me njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar DASH.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026














