Ukraina
SHBA-ja dhe Danimarka i dërgojnë Ukrainës raketa kundër anijeve
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Danimarka kanë dërguar në Ukrainë raketa kundër anijeve, (Harpoon).
“Mbrojtja detare e shtetit tonë do të forcohet nga raketat Harpoon, ato do të përdoren nga ekipet e trajnuara ukrainase”, tha ai këtë të shtunë.
Sipas tij, këto raketa do të përdoren përkrah raketave ukrainase Neptun, për të mbrojtur Detin e Zi, përfshirë edhe qytetin Odesa.
Reznikov u shpreh se Ukraina ka marrë edhe dërgesa të artilerisë së rëndë, përfshirë edhe një model të modifikuar amerikan të obusëve M109, që do të lejojë ushtrinë ukrainase të godasë objektiva nga distanca më të largëta.
Më herët gjatë ditës së djeshme, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Putin u tha të dy liderëve se furnizimi me armë për Ukrainën ishte i rrezikshëm, duke paralajmëruar për rreziqet e destabilizimit të mëtejshëm të situatës dhe përkeqësimit të krizës humanitare./Reuters
E-Diaspora
-
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri Adis Tairi, përmes platformës HealthCampus, angazhohet në trajnim praktik dhe përgatitjen e kuadrove të reja për... -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët OECD kërkon zgjerim të kapaciteteve dhe ulje të kostove, të cilat konsiderohen ndër më të lartat... -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Shqipëria drejt forcimit të rezistencës klimatike me mbështetjen e Zvicrës











