Lajme
SHBA do të shtyjë hyrjen në fuqi të tarifave të reja të BE-së me një muaj
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë rënë dakord për një zgjatje të përkohshme të pezullimit të tarifave doganore prej 50% që SHBA-ja ka kërcënuar t’i vendosë ndaj importeve nga Bashkimi Evropian. Marrëveshja e përkohshme shtyn afatin deri më 9 korrik, duke i dhënë kohë palëve të përpiqen të arrijnë një marrëveshje tregtare, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Vendimi erdhi pas një bisede telefonike mes liderëve, të cilën Von der Leyen e përshkroi si “të mirë” dhe në të cilën ajo theksoi gatishmërinë e BE-së për të negociuar “shpejt dhe me vendosmëri”. Trump nga ana e tij, para nisjes nga fundjava në New Jersey, konfirmoi se kishte rënë dakord me kërkesën e presidentes së Komisionit Evropian dhe la të kuptohet se takimet e mëtejshme janë të mundshme: “Do të shohim nëse mund të gjejmë diçka.”
Ndërkohë, Komisioni Evropian, përmes komisionerit të Tregtisë, Maros Sefcovic, ritheksoi se marrëdhënia tregtare midis BE-së dhe SHBA-së duhet të bazohet në “respekt të ndërsjellë, jo në kërcënime”. Ai nënvizoi se BE-ja është e përkushtuar për një marrëveshje që i shërben të dyja palëve dhe se është e gatshme të mbrojë interesat e saj, transmeton albinfo.ch.
Tensionet mes dy palëve janë rritur që nga kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. SHBA-ja ka vendosur disa valë tarifash mbi produktet evropiane: 25% për çelik dhe alumin në mars, 25% për automobilat dhe 20% për mallra të tjera në prill. Ndërsa pezullimi i përkohshëm i masave tarifore vlen deri më 9 korrik, tarifa doganore prej 10% mbetet në fuqi për shumicën e mallrave evropiane.
Në fillim të majit, Bashkimi Evropian kërcënoi me kundërmasa në vlerë 95 miliardë euro ndaj importeve amerikane, përfshirë automjetet dhe avionët, në rast se negociatat dështojnë. Komisioni Evropian ka paralajmëruar gjithashtu se do ta çojë çështjen në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).
Sipas SHBA-së, deficiti tregtar me BE-në arriti në 235 miliardë dollarë në vitin 2024. Megjithatë, Komisioni Evropian thekson se suficiti i SHBA-së në sektorin e shërbimeve e redukton këtë deficit në rreth 50 miliardë euro, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












