Bota
SHBA vendos trupat në kufi
Edhe pse karvani i emigrantëve është 1500 kilometra larg, 7000 trupa të ushtrisë amerikane janë vendosur tashmë në kufi dhe kanë nisur të vënë në zbatim planin për t’i penguar.
Karavani fillestar është ndarë në katër karavane të ndryshme tashmë. Grupi më i madh ka rreth 4000 emigrantë.
Një javë më parë, Pentagoni miratoi kërkesën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Jim Mattis, për të dërguar trupa në kufi.
3500 ushtarë janë vendosur në jugperëndim, 2250 në Teksas, 1100 marinsa në Kaliforni dhe më pak se 200 në Arizona, transmeton “TCH”.
Trump tha që ushtria mund t’i qëllojë emigrantët që do të tregohen të dhunshëm. Më pas e ndryshoi deklaratën e tha që mund të burgosen për shumë kohë, përcjell albinfo.ch.
Policia ushtarake do të jetë e armatosur në kufi, por me situatat e dhunshme do të përballet pa mjete vdekjeprurëse.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












