Shkurt.ch
Shefat e Credit Suisse heqin dorë nga 40% të pagave
Shefi i koncernit, Tidjane Thiam dhe stafi i tij do të heqin dorë nga 40 për qind e bonusëve tashmë të ndarë për ta
Shefi i bankës së dytë më të madhe të Zvicrës, Credit Suisse, Tidjane Thiam dhe stafi i menaxherëve të lartë të bankës kanë vendosur të heqin dorë nga bonuset e tyre. Këtë veprim e bëjnë si reagim ndaj kritikave për pagat e larta të kryemenaxherëve, në një kohë kur banka ka punuar me humbje, shkruan srf.ch.
Kështu, Thiam dhe stafi i tij do të heqin dorë nga 40 për qind e bonusëve tashmë të ndarë për ta, thuhet në një komunikatë të bankës. Veç kësaj, stafi i lartë i Credit Suisse ka vendosur që edhe për vitin 2017 të mos rrisë të ardhurat e veta, edhe pse më parë ishte planifikuar të rriteshin, transmeton albinfo.ch. Një debat i thelluar me aksionarët e bankës, të cilët kanë kritikuar lartësinë e të ardhurave të stafit të lartë. Kjo, bashkë me kritikat nga opinioni, ka sjellë deri në këtë situatë.
Credit Suisse gjatë vitit 2016 ka shënuar 2.7 miliardë franga humbje ndërsa shefi i saj, Tidjane Thiam ka marrë një pagë prej 12 milionë frangash.
E-Diaspora
-
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm Ambasada e Kosovës prezanton flijën dhe ëmbëlsirat tradicionale, ndërsa aktivitetet kulturore vazhdojnë me shfaqjen e filmit... -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













