Shkurt.ch
Shefi i Novartisit ka fituar 15.4 milionë!
Pas tij vjen shefi i koncernit Roche, Severin Schwan i me 12.3 milionë franga dhe shefi i Nestles, Bulcke me 10.3 milionë
Menaxherët e koncerneve të mëdha zvicerane edhe gjatë vitit 2011 kanë fituar paga të larta milionëshe. Përderisa lartësia e pagave ka pësuar pak ndryshime nga një vit më parë, një trend po shkon drejt pjesëmarrjes së tyre me aksione në firmat ku punojnë.
Më së shumti, 15.4 milionë franga gjatë vitit 2011 i ka fituar Joe Jimenez, menaxher i koncernit farmaceutik Novartis. Pas tij vjen shefi i koncernit Roche, kolosit tjetër të farmaceutikës, Severin Schwan i cili ka fituar 12.3 milionë franga. Në vendin e tretë është shefi i Nestle-s Paul Bulcke, me 10. 3 milionë franga.
Paga mesatare për shefat e 24 koncerneve të mëdha gjatë vitit 2011 ka qenë 3.8 milionë franga.
Aktualisht mungojnë të dhënat për koncernet si UBS, CS ose ABB.
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? Më shumë se 100,000 punonjës mungojnë çdo ditë në Zvicër, sipas një studimi të publikuar në... -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinatave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave










