Kuriozitete
Shefi i OKB-së për klimën: Jo rrugën e dorëzimit, por të shpresës
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paraqitur tri objektiva kryesore që duhet të arrihen deri në fund të shekullit për të lehtësuar efektet e ndryshimeve klimatike.
Duke folur në samitin dyjavor të klimës në Madrid, Guterres tha se emetimet e gazit serë duhet të ulen në 45 për qind, deri në vitin 2030, përcjell albinfo.ch.
Deri në vitin 2050, sipas tij, duhet të arrihet neutralizimi i karbonit sa i përket përdorimit të qymyrit dhe gazit.
Duke theksuar nevojën që vendet të shtojnë përpjekjet në këtë drejtim, Guterres tha se, së treti, rritja e temperaturës globale duhet të arrijë kufirin në 1.5 gradë celsius deri në vitin 2100.
“Ne duhet të zgjedhim midis dy rrugëve, atë të dorëzimit, duke lënë që urgjenca e klimës të rrezikojë të gjithë në këtë planet – ose rrugën e shpresës, zgjidhjes së qëndrueshme dhe të suksesshme”, tha Guterres.
Rreth 50 liderë botërorë po marrin pjesë në samit, në kuadër të të cilit synojnë të përfundojë rregullat për zbatimin e paktit të klimës, të arritur në Paris më 2015.
Ky pakt përfshin angazhimet e vendeve për të zvogëluar emetimet e tyre të gazrave serë.
Shtetet e Bashkuara, kontribuesi i dytë më i madh në botë i gazit serë, ka dërguar një ekip diplomatik në samit, por asnjë zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Donald Trump.
Gjatë 10 vjetëve,katastrofat e nxitura nga ngrohja globale, si ciklonet, përmbytjet dhe zjarret, detyruan më shumë se 20 milionë njerëz në vit të largohen nga shtëpitë e tyre, thuhet në të dhënat e organizatës bamirëse britanike Oxfam.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit













