Lajme
Ackermann: “Me vaksinimin e plotë të popullatës, epidemia përfundon për dy muaj”
Kjo, sipas tij, megjithatë nuk po arrihet për faktin se tre milionë njerëz në Zvicër nuk janë vaksinuar ende kundër virusit korona
Task -forca federale po vazhdon të bëjë thirrje për vaksinim kundër koronavirusit. Sipas saj, Zvicra ka vaksinat më të mira.
Presidenti i Task Force Martin Ackermann e tha këtë në konferencën për media të BAG të mbajtur sot, shkruan srf.ch.
Virusi korona nuk do të largohet, ka thënë më tutje Ackermann, transmeton albinfo.ch. Por ne ekemi në dorë ta përfundojmë epideminë brenda dy muajve, duke u vaksinuar.
Kjo, sipas tij, megjithatë nuk po arrihet për faktin se tre milionë njerëz në Zvicër nuk janë vaksinuar ende kundër virusit korona. Nëse të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar do të kontraktoheshin nga Covid-19, mund të kemi sërish ngushtica në sistemin e kujdesit shëndetësor.
Prandaj, një sistem paralajmërimi i hershëm është i rëndësishëm. Vaksinimi mund të parandalojë skenarë të sëmundjeve të rënda. “Vaksinohuni sa më shpejt që të jetë e mundur,” ka apeluar ai më tutje tek popullata.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës Interesi për Zvicrën rritet mes elitave të Dubait, jo vetëm si vend për investime financiare,... -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues











