Lajme
Shefi i Taskforcës zvicerane kërkon kufizimin e ngjarjeve në 100 persona
Një rritje eksponenciale duhet të parandalohet, ka thënë Martin Ackermann. Përndryshe, na kanosen kufizime drastike dhe të shtrenjta
Aktivitetet publike përsëri duhet të kufizohen në maksimumin prej njëqind pjesëmarrësve. Martin Ackermann, kreu i ri i Taskforcës shkencore federale për Covid 19, është në favor të këtij kufizimi. Këtë e ka deklaruar ai në një intervistë të publikuar sot në gazetën “SonntagsZeitung”.
Numrat e rasteve të infeksionit me koronavirusit ndodhen afër një rritjeje eksponenciale, përcjell albinfo.ch. “Ndaj duhet ndërhyrë sa më parë”.
Një rritje eksponenciale duhet të parandalohet, ka thënë Martin Ackermann. Përndryshe, na kanosen kufizime drastike dhe të shtrenjta. Prandaj kjo duhet të parandalohet në të gjitha rrethanat. Praktikisht nuk ka hapësirë për lehtësim të mëtutjeshëm, siç do të ishte lejimi i aktiviteteve me shumë pjesëmarrës.
E vështira në situatën aktuale është se subjekti i koronavirusit është i gjithëpranishëm, por ka shumë njerëz që nuk njohin askënd që është infektuar, përcjell albinfo.ch. Kjo është e vështirë të sqarohet, ka thënë Ackermann veç tjerash në intervistën e publikuar sot në gazetën “SonntagsZeitung”.
Rritja e rasteve, e regjistruar javëve të fundit në Zvicër, i referohet në masën më të madhe infektimit në klube nate, lokale argëtimi dhe restorante.
E-Diaspora
-
Lugina’s Day 2026 bashkon diasporën shqiptare në Zvicër për mbështetjen e Luginës së Preshevës Qindra pjesëmarrës nga Lugina e Preshevës, diaspora shqiptare, si dhe përfaqësues institucionesh, biznesesh dhe organizatash të... -
Çështja çame, një plagë e pambyllur që rrezikon të harrohet -
“Dardania” përfaqëson traditën shqiptare në “Tag der Vielfalt” -
Nga Gjeneva, diaspora shqiptare ngre zërin: “Shqipëria nuk është në shitje” -
Sot, LUGINA’S DAY 2026: Ngjarja që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Xhaka dhe Rodriguez bëjnë shqiponjën, Federata Zvicerane: Shqiponjat ishte për shqiptarët “Ishte një përshëndetje për komunitetin shqiptar”... -
Ushtria zvicerane porosit artileri të re nga Gjermania -
Zvicër: Shërbimi Federal i Inteligjencës po monitoron 44 persona të rrezikshëm -
Kantoni zviceran ndan 1.25 milionë CHF për hetimin e rastit në Crans-Montana -
Ticino mbushi hotelet dimrin e kaluar















