Futboll
Shembulli nga ‘Blick’: Rakitiq dhe Petriq u rritën në Zvicër, por zgjodhën Kroacinë
Dy futbollistët kroatë ishin rritur në Zvicër, por në fund vendosën të luajnë për Kroacinë
Debati në Zvicër për futbollistët me dy nënshtetësi po vazhdon, sidomos pas deklaratave të sekretarit të Federatës Zvicerane, Alex Miescher, i cili u shpreh se në të ardhmen për Zvicrën duhet të luajnë vetëm ata që kanë një shtetësi. Por, kjo deklaratë e tij shkaktoi shumë reagime, e njëri ndër ta ishte edhe Granit Xhaka.
E përditshmja zvicerane ‘Blick’ ka marrë shembull se si dy futbollistët Ivan Rakitiq dhe Mladen Petriq, luajtën për grupmoshat e Zvicrës, por në fund zgjodhën Kroacinë, përcjell albinfo.ch.
“Të dy u rritën në Zvicër dhe luajtën për ekipet e reja, megjithatë, në fund zgjedhën Kroacinë. Petriq më 2001 dhe Rakitiq më 2007 zgjodhën Kroacinë”, shkruan ‘Blick’.
Por, vendimet e tyre, jo të gjithë i kuptojnë. Rakitiq madje ishte kërcënuar me vdekje për shkak të zgjedhjes së tij.
Megjithatë, ai nuk është penduar për vendimin. “Unë gjithmonë me krenari e kam veshur fanellën e Natit. Mbaj pasaportën zvicerane dhe kurrë nuk do ta heq atë”, thotë futbollisti i Barcelonës.
Edhe Petriq është i të njëjtit mendim, derisa thotë se është një vendim shumë i vështirë.
“Është e rëndësishme që njerëzit që nuk janë shtetas të dyfishtë të kuptojnë se ata kanë një shtëpi të dytë, edhe sikur të hiqni një pasaportë, do të rritet një fëmijë në një familje të huaj, prindërit do të mbeten”, ka shtuar tutje Petriq.
Në ekipin e Zvicrës, shumica e lojtarëve janë me nënshtetësi të dytë, si katër shqiptarët, apo edhe Akanji, Embolo, Rodriguez, Gavranoviq, Drmiq, Seferoviq, Djourou etj.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë Katër të rinj nga Fribourg, të moshës 16 deri në 18 vjeç, humbën jetën të premten... -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej?













