Lajme
Shenja nacionale e mjeteve ajrore të Kosovës do të jetë, Z6
Republika e Kosovës me vendim të Qeverisë, tash e tutje do ta ketë shenjën e vet të aviacionit civil, Z6.
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota ka thënë se shenja Z6 për aviacionin civil të Kosovës është e caktuar në bazë të Ligjit për aviacionin civil të Kosovës.
“Sipas Ligjit për aviacionin civil, Autoriteti i Aviacionit Civil e cakton shenjën Z6 të jetë shenja nacionale e aeroplanëve në Republikën e Kosovës. Shenja Z është vendosur pasi që edhe vendet tjera e kanë këtë shenjë, sikur Shqipëria, Maqedonia etj. Po ashtu propozon numrin 6 si simbolikë e gjashtë rajoneve të Kosovës”, ka thënë Mujota.
Sipas tij, pas miratimit të kësaj shenje, autoriteti i aviacionit civil duhet t’i informojë autoritetet e botës në mënyrë që të përfshihet edhe kjo shenjë në aviacionin civil.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













