Feja
Shenjtërimi i trefishtë i Nënë Terezës dhe shqiptarët që prodhojnë lajme të mira
“Së pari e fitoi të artën xhudistja Majlinda Kelmendi në pjesëmarrjen e parë të Kosovës në Lojërat Olimpike; pastaj u shpall e shenjtë Nënë Tereza dhe së fundi edhe kombëtarja e Kosovës në futboll është ndarë goxha mirë në kualifikimet për Kampionatin Botëror"
Kur Papa Françesku e shpalli Nënë Terezën të shenjtë, festuan njëkohësisht tri vende që lidhen me të. Por, a janë shqiptarët myslimanë? S`ka lidhje, vetëm simboli kombëtar ka rëndësi për ta”. Me këtë moto e fillon artikullin e tij të frymëzuar nga Tirana dhe Prishtina, gazetari veteran gjerman Erith Rathfelder, i vlerësuar për njohjen errethanave ndër shqiptarët.
“Së pari e fitoi të artën xhudistja Majlinda Kelmendi në pjesëmarrjen e parë të Kosovës në Lojërat Olimpike; pastaj u shpall e shenjtë Nënë Tereza dhe së fundi edhe kombëtarja e Kosovës në futboll është ndarë goxha mirë në kualifikimet për Kampionatin Botëror”, thotë i entuziazmuar avokati i ri shqiptar, Bekim Haxhiu. Në zërin e tij kumbon krenaria: më në fund lajme të mira nga Shqipëria dhe Kosova, vendet më të varfra të Evropës”, shkruan Rathfelder në gazetën berlinase Tages Zeitung.
“Njerëzve u ka ardhur në maje të hundës me lajme negative viteve të fundit”, thotë edhe Shota Bukoshi, në kopshtin e një hoteli në Prishtinë dhe shprehet e kënaqur. Diplomatja e re kosovare ka ardhur për disa ditë me pushime, nga Berlini në atdheun e saj.
– Sa religjiozë janë shqiptarët?
Shumë shqiptarëve nga Shqipëria dhe nga Kosova u ka rënë në sy se mediat, para së gjithash ato të Evropës (por jo edhe CNN-i amerikan!) në raportimet e tyre nga shenjtërimi e kanë heshtur përkatësinë shqiptare të Nënë Terezës, transmeton albinfo.ch. Edhe Kisha Katolike pothuajse e ka heshtur këtë, thotë Shkelzen Maliqi, këshilltar për politikë të jashtme, i Qeverisë së Shqipërisë.
“Ne edhe nuk merremi si gjithaq të shenjtë” nënqesh intelektuali 69 vjeçar, tek flet se tash tri shtete dhe përfaqësuesit e tyre përfitojnë nga rasti për tu rrezitur nën shkëlqimin e shenjtërimit: Kosova, prej nga rrjedh familja e Nënë Terezës; Maqedonia, ku ajo është lindur si pjesëtare e pakicës shqiptare; dhe, natyrisht Shqipëria, ku ajo për një kohë ka ndjekur shkollimin (!). Kështu, të tre shefat e shteteve të përmendura nuk mund ta lëshonin tu ikte rasti për të fluturuar drejt Romës për të marrë pjesë në shenjtërim. Teatrit Kombëtar dhe artistët në Tiranë festuan në mënyrë po aq pompoze si edhe Prishtina zyrtare.
Madje edhe nën monumentin kiç të Aleksandrit të Madh në qendrën e re të Shkupit – një kreacion ky i nacionalizmit maqedonas-ortodoks – është kujtuar atë ditë shenjtëresha katolike. Dhe në Prishtinë, në “Bulevardin Nënë Tereza” është përuruar solemnisht një kishë e ere madhe, në ditën e shenjtërimit.
Pikturat dhe bustet mbidimensionale të shnjtëreshës në Prishtinë u konkurronin relievit në mur të punuar nga guacat dhe skulpturave në Kishën Katolike të Tiranës.
– Më shumë myslimanë se të krishterë në shenjtërimin e Nënë Terezës
Shenjtëreshë nacionale në tri shtete njëkohësisht nuk mund të bëhet secila. “Me rastin e shenjtërimit në Romë kishte më tepër myslimanë se sa katolikë” nënqesh Shota Bukoshi. Sepse janë 60 për qind të shqiptarëve nominalisht myslimanë, qoftë sunitë ose shiitë të rendit liberal të bektashinjve.
“Shumica e shqiptarëve nuk janë veçanërisht religjiozë, cilitdo besim që t`u takojnë”, thotë Shkelzen Maliqi. Religjioni te shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë nuk luan ndonjë rol të madh. Me përjashtim të popullatës shqiptare në Maqddoni, kudo ndër shqiptarët mbizotëron një botëkuptim shumë laik. Kështu prandaj nuk është kurrfarë çudie që reagimet ndaj kritikave drejtuar shenjtëreshës nacionale bien poshtë. A ishte Nënë Tereza vërtet një avokate e të sëmurëve dhe të varfërve? A nuk shërbente qendra për vdekje në Kalkuta para së gjithash për atë që në çastin e fundit të jetës së tyre hindusët t`i shndërronte në të krishterë? A nuk i pengonte ajo personat që donin të ndihmonin të gjallët?”, pyet gazetari gjerman.
Mirëpo në solemnitetet e shqiptarëve të tre shteteve nuk bëhej fjalë për interpretim kritik të fakteve historike por për një simbol nacional që përshkon tri shtetet.
Ca ditë më vonë, festoi edhe popullin i thjeshtë, me alkool dhe me atmosferë festive: Në Prishtinë, pas rezultatit 1:1, të kombëtares së Kosovës të lejuar për herë të parë që të marrë pjesë në gara dhe në Tiranë, pas fitores së Shqipërisë – kundër Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë











