Sport
Shënojnë Ajeti dhe Bajrami në Superligën zvicerane (video)
Albian Ajeti dhe Nedim Bajrami kanë shënuar gola për skuadrat e tyre, derisa gol të bukur ka realizuar edhe Milot Rashica për Vitessen në Holandë
Edhe në këtë fundjavë futbollistët shqiptarë kanë qenë protagonistë në Superligën zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Albian Ajeti ka vazhduar me formë të mirë për St. Gallenin, duke realizuar golin e radhës. Ai shënoi golin e parë në fitoren 3:0 ndaj Thunit. Futbollisti shqiptar realizoi nga afërsia në minutën e 19-të. Ky ishte goli i tretë për të në këtë kampionat.
http://www.dailymotion.com/video/x61tnlw
Gol ka realizuar edhe Nedim Bajrami për Grasshoppersin në fitoren e pastër 3:0 ndaj Luganos në udhëtim. Bajrami ka realizuar golin e dytë në minutën e 77-të.
Bajrami është vetëm 18-vjeçar derisa është paraqitur për grupmoshat e Zvicrës.
http://www.dailymotion.com/video/x61trus
Gol këtë fundjavë ka realizuar edhe Milot Rashica për Vitessen kundër skuadrës së madhe holandeze, Ajax. Vitesse fitoi në udhëtim 2:1.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













