Sport
Shënojnë Ajeti e Bunjaku
Albian Ajeti dhe Albert Bunjaku kanë shënuar për St. Gallenin në ndeshjen kundër Luganos, duke larguar skuadrën e tyre nga fundi i tabelës
Futbollistët shqiptarë po ndihmojnë skuadrën e St. Gallenit që të mbijetojë në elitën e futbollit zviceran. Albian Ajeti dhe Albert Bunjaku kanë shënuar për t’i dhënë një sukses të rëndësishëm ekipit të tyre, duke e larguar nga fundi i tabelës së klasifikimit, shkruan albinfo.ch.
Në ndeshjen në fushën e Luganos, shqiptari që luan për Maqedoninë, Ezgjan Alioski, i dha avantazhin skuadrës vendase, por Ajeti me golin e tij barazoi rezultatin pak minuta para fundit të pjesës së parë.
Në fillimin e të dytës, sulmuesi i Kosovës, Albert Bunjaku, realizoi golin e epërsisë për St. Gallen, por në fund të ndeshjes u desh një penallti e ekzekutuar saktësisht nga Aratore për t’i dhënë suksesin kësaj skuadre, pasi Lugano kishte barazuar përsëri përkohësisht rezultatin me Marianin.
Fitorja i mundëson St. Gallen që të ngjitet në vendin e nëntë në klasifikim, për të kaluar Vaduzin që është ndalur në një barazim pa gola ndaj Grasshopper. Në radhët e Vaduz, titullar që nga minuta e parë ishte Albian Avdijaj, por ai nuk arriti të gjente rrugën e golit, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në këtë duel dhe u zëvendësua në minutën e 80-të të sfidës kundër ekipit në radhët e të cilit aktivizohen futbollistët e Kosovës, Alban Pnishi dhe Mërgim Brahimi.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










