Kosova
Shërimi jashtë vendit, alternativa e vetme
Megjithatë, rritja thuhet të mos jetë reale, pasi që diagnostikimi i fëmijëve me kohë është rritur. Por, disa nga këto lloje kaceresh, nuk trajtohen në Kosovë
Institucionet publike shëndetësore në Kosovë vazhdojnë të mos i ofrojnë disa shërbime për të cilat pacientët detyrohen të kërkojnë shërim jashtë vendit.
Sfida më e madhe mbetet për fëmijët, të cilëve u duhet të kërkojnë shërim jashtë Kosovës. Sëmundjet malinje, leukemitë akute, operacionet e zemrës janë vetëm disa nga sëmundjet që institucionet publike nuk po mund t’i ofrojnë në vend për fëmijët.
Sipas hulumtimeve të bëra, thuhet se në përgjithësi trajtimi i pacientëve jashtë vendit u kushton qytetarëve nga 150 deri në 200 milionë euro në vit.
Ndryshe, në Kosovë rreth 50 fëmijë në vit preken vetëm me sëmundjen e kancerit. Ekspertë shëndetësorë thonë se numri i fëmijëve të prekur me kancer është rritur brenda vitesh, nëse krahasohet me vitin 2008, kur në vit janë diagnostikuar vetëm shtatë fëmijë me sëmundje të kancerit, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Megjithatë, rritja thuhet të mos jetë reale, pasi që diagnostikimi i fëmijëve me kohë është rritur. Por, disa nga këto lloje kaceresh, nuk trajtohen në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Derisa në vend janë afro 400 fëmijë në vit që lindin me anomali në zemër. Prej tyre, rreth 200 kanë nevojë për intervenim kirurgjik, shërbim të cilin u duhet ta marrin jashtë vendit.
Muharrem Avdiu, pediatër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se ndonëse ka staf mjekësorë adekuat, si dhe donacione të shumta, pikërisht për sëmundjen e kancerit, janë disa lloje sëmundjesh të fëmijëve që kërkojnë trajtim jashtë vendit, nga pamundësia për t’u trajtuar brenda Klinikës.
“Janë edhe sëmundjet malinje të fëmijëve, që nuk po mund të trajtohen, ndonëse ekziston vullnet i madh i stafit për t’i ndihmuar këta fëmijë. Këto sëmundje janë dhimbje e veçantë për familjet e fëmijëve, por edhe për stafin tonë në raste kur nuk mund t’i ndihmojnë, qoftë si mungesë e barnave, por edhe shumë çështjeve tjera”, tha Avdiu.
Albatrit Matoshi, këshilltar për media i Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili bëri të ditur se për fëmijët, janë të ndara 1.2 milion euro në vit. Këto mjete u dedikohen sëmundjeve që nuk mund të trajtohen brenda institucioneve publike shëndetësore.
Ndërkohë, ai thotë se janë duke punuar në atë drejtim, që të mund të ofrohen shërbime shëndetësore shtesë për fëmijët.
Sidoqoftë, përderisa institucionet shëndetësore dhe Ministria e Shëndetësisë planifikojnë që në të ardhmen të ketë më shumë trajtime në Kosovë, gjendja aktuale mbetet e vështirë për pacientët. E edhe më të vështirë trajtimin ua bën atyre që presin para ambasadave të huaja për t’u pajisur me një vizë, në kërkim të shërimit jashtë vendit.
Ndryshe, Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk gëzon lëvizjen e lirë pa viza në zonën Schengen.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën












