E-Diaspora
Sherr në mes të shqiptarëve në autostradë: Dy të plagosur rëndë me thikë
Shoferi i një makine të regjistruar në Tiçino, një shtetas 32 vjeçar i Kosovës me banim në Lugano ka sulmuar me një mjet të mprehtë (armë të ftohtë) një 34 vjeçar dhe një tjetër 41 vjeçar, të dy shtetas të Shqipërisë, me banim në Itali
Në mes të shoferëve të dy veturave dhe shoqëruesit të njërit nga shoferët që po ngisnin automjetet e tyre në autostradën A2 në Kantonin Tiçino, në drejtim të jugut ka shpërthyer një zënkë që ka përfunduar me gjakderdhje. Kjo ka ndodhur rreth orës 21 të ditës së premte në Gorduno, shkruan polizeiticker.ch.
Shoferi i një makine të regjistruar në Tiçino, një shtetas 32 vjeçar i Kosovës me banim në Lugano ka sulmuar me një mjet të mprehtë (armë të ftohtë) një 34 vjeçar dhe një tjetër 41 vjeçar, të dy shtetas të Shqipërisë, me banim në Itali, transmeton albinfo.ch.
Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i sherrit që ka plasur mes tyre. Ndonëse dy të sulmuarit kanë pësuar lëndime të rënda, ata nuk janë në rrezik për jetën.
Në makinën e sulmuesit kanë qenë edhe një 20 vjeçar dhe një 47 vjeçar, të dy kosovarë me qëndrim në Gjermani, përcjell albinfo.ch. Ndërsa në makinën tjetër, tre persona, një 27 vjeçar, një 20 vjeçar dhe një 23 vjeçar, të gjithë banorë të Italisë.
Policia ka arrestuar sulmuesin ndërsa prokuroria ka nisur hetimet.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025










