E-Diaspora
Shfaqja “Princesha Ardita” në Teatrin e Kukullave
Shfaqjet e radhës jepen të shtunën më 27 prill dhe të dielën më 28 prill duke filluar në orën 14.30
Këto ditë, në Teatrin e Kukullave (FigurenTheater) të St. Gallenit po jepet shfaqja me kukulla, për fëmijë parashkollorë, me titullin “Princessin Ardita” (Princesha Ardita) , me rrëfimin që mbështetet në përrallat shqiptare.
Teksti i shfaqjes bazohet në librin për fëmijë me bashkautorë Silvia Hüsler dhe Mahir Mustafa.
Shfaqja, e cila në St. Gallen po jepet nga 24 prilli, është realizuar nga teatri “Fäderlicht” i Bazelit, me figura dhe koncept të Silva Ross e Markus Vogt ndërsa me regji të Silvia Ross.
Subjekti i shfaqjes është me pak fjalë ky: Princesha Ardita nuk dëshiron të martohet në asnjë mënyrë. Por, kur mbreti e kërcënon atë që të fejohet me një të huaj, ajo paraqet një kusht: ai që do ta marrë Arditën për nuse, duhet të fshihet aq mirë sa që askush të mos mund ta gjejë.
Ndërkaq, ajo vetë e ka një dylbi me të cilën mund të shohë çdo gjë që është e fshehur.
Basti ka sukses: Agimi, një i ri i pasherr, i cili e pranon kushtin, ia del mbanë. Gjatë rrugës ai ka shpëtuar tri kafshë nga vdekja dhe ka marrë nga shpërblime dhe premtimin se ato do ta ndihmojnë kur ai të gjendet në vështirësi kështu, Agimi ka suskes që me ndihmën e dhelprës, të kalojë kushtin e princeshës. Dhe, Ardita, të cilës që nga fillimi i kishte pëlqyer Agimi, pranon, më në fund me dëshirë të lidhë martesë me të.
Shfaqjet e radhës jepen të shtunën më 27 prill dhe të dielën më 28 prill duke filluar në orën 14.30.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik












