Kosova
Shifra shqetësuese: Për një muaj, 127 kosovarë diagnostikohen me kancer
Në Klinikën e Onkologjisë Mjekësore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në nëntëmujorin e vitit 2017, ka pasur 1 mijë e 128 raste të trajtuara nga kanceri, thotë drejtori i Klinikës Onkologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ekrem Hyseni
Një 53-vjeçare nga Gjilani e cila është diagnostikuar me sëmundjen e kancerit para pak mujash, duke u ndjerë e shqetësuar për këtë sëmundje, por në anën tjetër i shtohet edhe kurajoja për ta mundur “të keqen”. Ajo priste rendin për t’iu nënshtruar kontrolleve në Klinikën e Onkologjisë që gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në këtë institucion thonë se brenda muajit 127 kosovarë janë me këtë sëmundje të rëndë.
Nga analizat që kishte bërë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kishte dalë se kishte kancer në mitër. Thotë se po i ndjek me përpikëri të gjitha rrezatimet të cilat, sipas saj, çojnë në fundin e kësaj sëmundjeje. Fat të njëjtë si të 53-vjeçares kanë edhe qindra kosovarë të tjerë. Madje numri i tyre po del të jetë shqetësues. Veç për muajin shtator, 127 kosovarë janë diagnostikuar me kancer.
Ndërsa, për nëntë muaj të këtij viti kanë qenë rreth 1 mijë e 128 raste të reja të kosovarëve që vuajnë nga sëmundja e kancerit, shifër kjo më e lartë për 363 raste të reja të pacientëve krahasuar me nëntëmujorin e vitit paraprak.
Drejtori i Klinikës Onkologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ekrem Hyseni, ka thënë të martën për “gazetën express” se e kjo Klinikë ka pasur furnizim stabil me barna për mjekim me kimioterapi dhe radioterapi pacientëve në nevojë.
“…në Klinikën e Onkologjisë Mjekësore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në nëntëmujorin e vitit 2017, ka pasur 1 mijë e 128 raste të trajtuara nga kanceri”, thekson ai.
Hyseni thotë se prijnë rastet e kancerit në gji, dhe ai i mushkërive dhe kanceri i zorrëve. Ai ka treguar se Klinika e Onkologjisë është duke ofruar shërbime të kimioterapisë venoze, intrapleurale dhe intratekale, radioterapisë, transfuzionit, mjekimit ditor suportiv dhe mjekimit paliativ ditor.
Cilat barna mungojnë në QKUK për trajtimin e kancerit?
Drejtori i Klinikës Onkologjike, Ekrem Hyseni, ka thënë se furnizimi me barna për pacientët të cilët vuajnë nga sëmundja e kancerit në përgjithësi është stabil. Por në këtë Klinikë, sipas tij, mungojnë dy produkte për sëmundjen e kancerit.
“Klinika e Onkologjisë e ka një furnizim relativisht stabil. Janë disa produkte që mungojnë. Janë dy-tre produkte me të cilat herë pas here kemi pasë furnizim të rregullt, por prapë ky është furnizim stabil. Produkti “Zoladec” mungon për momentin që përdoret te kanceri i gjirit dhe një produkt tjetër”, ka thënë Hyseni.
E ndërkohë në Klinikën e Onkologjisë edhe aparaturat e radioterapisë po kanë defekte duke bërë kështu që lista e pritjes së pacientëve për radioterapi gjatë tremujorit të dytë të këtij viti të jetë më e gjatë. Tutje, drejtori i Onkologjisë, Ekrem Hyseni, thotë se kosovarët duhet të jenë më të kujdesshëm në mënyrën e jetesës në mënyrë që ta anashkalojnë këtë sëmundje.
“Jeto shëndetshëm. Që nënkupton jetë pa duhan, alkool, me ushqim të kontrolluar dhe sa më pak yndyra”, është mesazhi i doktor Ekremit për kosovarët. Ndërkaq, rreth 210 kosovarë kryejnë terapinë e kimioterapisë për vetëm një ditë në klinikën e QKUK-së.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











