Kosova
Shisnin para false në TikTok, Policia e Kosovës arreston 5 persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona për shitjen e parave të falsifikuara pasi kishte ndërmarrë veprime hetimore intensive disa mujore në zbulimin e personave të dyshuar të cilët përmes rrjetit social ‘’Tik Tok’’ kanë shpërndarë video se të njëjtit bëjnë shitjen e parave të falsifikuara si kartëmonedha dhe monedha metalike.
Vlera e përfitimit që këta persona kanë përfituar me anë të mashtrimit është rreth njëzet mijë 20,000 euro.
“Gjatë hetimit profesional janë siguruar prova se personat e dyshuar me iniciale F. V. mashkull/kosovar, S. A. mashkull/kosovar, A. V. mashkull/kosovar, B. R. mashkull kosovar dhe E. V. mashkull/kosovar, janë marrë me veprimtari kriminale ku kanë mashtruar dhjetëra persona kinse do të ju shesin para të falsifikuara, derisa në anën tjetër personat që kanë tentuar të blejnë para të falsifikuara, kanë kryer vepër penale. Vlera e përfitimit që këta persona kanë përfituar me anë të mashtrimit është rreth njëzet mijë (20,000) euro”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin të martën është zbatuar plani operativ përkatës ku hetuesit kompetent në orët e mëngjesit kanë realizuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, për kontrollimin e shtëpive të pesë (5) personave të dyshuar të lartcekur.
Gjatë kontrollimit të shtëpive të personave të dyshuar janë sekuestruar: një granatë dore, një armë automatike, një karikator i armës, 52 pesëdhjetë e dy fishekë, një telefon mobil.
“Të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor dhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve të tyre mbrojtës dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit të lëndës dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatën e policisë.
Policia e Kosovës apelon që qytetarët të kenë kujdes nga mashtrime të tilla dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e këtyre rasteve, si dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











