Shqipëria
Shkaku i emigracionit, shumë familje me vetëm një anëtar
Në vitin 2018 rreth 51 mijë familje kanë në përbërje vetëm një person
Rritja e jetëgjatësisë dhe emigracioni i lartë ka prodhuar shumë familje që kanë në përbërje vetëm një anëtar në Shqipëri.
INSTAT raportoi së fundmi se në vitin 2018 rreth 51 mijë familje kanë në përbërje vetëm një person.
Familjet me një anëtar përbëjnë 6,6 % të totalit të njësive familjare dhe fenomeni është më i përhapur te gratë. Të dhënat tregojnë se rreth 36 mijë gra jetojnë vetëm dhe rreth 15 mijë burra, transmeton ‘monitor’.
Gratë kanë predispozitë më të lartë të jetojnë vetëm, për shkak se ato jetojnë së paku 5 vjet më shumë se burrat. Një pjesë e madhe e grave kryefamiljare janë mbi të 60-at, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu emigracioni i lartë dhe sistemtaik i meshkujve pas vitit 1990 e ka ulur numrin e burrave që jetojnë në Shqipëri në raport me femrat dhe kjo është nxitje tjetër, pasi ka shumë familje ku gruaja përbën një familje.
Nga të dhënat e Anketës së Buxhetit të Familjeve, rezulton se në vitin 2017 kishte 769.494 familjare në Shqipëri.
Njësitë familjare në Shqipëri 86,3 % kanë kryefamiljarë burra dhe 13,7 % me kryefamiljare gra. Sipas anketës, numri i grave të cilat jetojnë vetëm është 2,4 herë më i madh se ai i burrave.
Për grupmoshat e reja nën 44 vjeç, numri i burrave të cilët jetojnë vetëm është më i madh se ai i grave, ndërsa për grupmoshat mbi 44 vjeç raportet ndryshojnë dhe numri i grave që jetojnë vetëm është 2,7 herë më i madh se ai i burrave.
Numri i grave që jetojnë të vetme me fëmijët e tyre është më i lartë se numri i burrave në të njëjtat kushte, për të gjitha grupmoshat.
Zhvillimet demografike në vend kanë pësuar një tranzion të fortë që nga viti 2019. Popullsia zyrtare e Shqipërisë është tkurrur me një gati 10 për qind, teksa plaket me ritme të shpejta për shkak të uljes së lindjeve dhe niveleve të larta të emigrimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












