Shqipëria
Shkarkohet kreu i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri
Kreu i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, Bashkim Dedja, është shkarkuar nga detyra.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) arriti në konkluzionin se Dedja nuk arrin nivel të besueshëm të pasurive.
Vlerësohet se ka pasaktësi mes deklaratës për Vetting-un dhe asaj vjetore, si dhe nuk ka shpjeguar të ardhurat, përcjell albinfo.ch.
Rezulton se persona të tjerë të lidhur me të nuk justifikojnë të ardhurat dhe për këtë arsye as subjekti nuk ka shpjeguar të ardhurat e pasurisë apartament.
Një apartament me sipërfaqe 98 metra katrorë në Tiranë, i blerë në vitin 1997 për gati 20 mijë dollarë dhe një apartament i dytë me sipërfaqe 146 metra katrorë me vlerë 168 mijë euro, blerë në vitin 2013, ishin shkaqet kryesore të ankimimit të firmosur nga Komisioneri Publik, Darjel Sina.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












