Shqipëria
Shkarkohet prokurori Besim Hajdarmataj i dosjes “Tahiri”
Me urdhër të kryeprokurores së Shqipërisë, Arta Marku, është larguar nga detyra e kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, ndërsa në vend të tij është emëruar Donika Prela.
Prokurorja Prela, që prej muajit janar mbante detyrën e kryeprokurores në Prokurorinë e Durrësit, detyrë e cila i është ngarkuar Anita Jellës.
Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme thotë se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë, përcjell albinfo.ch.
Besim Hajdarmataj është njëri prej prokurorëve që heton dosjen “Habilaj-Tahiri”. Ndaj këtij ndryshimi kanë reaguar ashpër drejtuesit e opozitës në Shqipëri duke thënë se ky është akti i fundit i Ramës për ta shpëtuar ish-ministrin Sajmir Tahirin.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se gjithçka e paralajmëruar nga PD po vërtetohet. Sipas tij, Rama kapi prokurorinë për të shpëtuar Tahirin dhe kokën e tij.
Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi se shkarkimi i paligjshëm i Kryeprokurorit të Krimeve të Rënda është rasti me flagrant i Edi Ramës dhe veglës së tij në Prokurorinë e Përgjithshme.
Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi thekson se largimi i tij nga detyra është qartas përpjekje për të mbyllur përfundimisht çështjen “Tahiri”, e cila mban peng jo vetëm Edi Ramën, por të gjithë qeverinë.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve













