Lajme
Shkarkohet rektori i Universitetit të Prishtinës
Pro shkarkimit rektorit votuan gjashtë nga nëntë anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së. Rektori Ramadan Zejnullahu shihej si reformator i UP-së
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shkarkuar sot rektorin Ramadan Zejnullahu, i cili nga shumë njerëz të shkencës, por edhe diplomatë ndërkombëtarë konsiderohej si reformatori i UP-së. Për shkarkimin e tij votuan 6 nga 9 përfaqësuesit e Këshillit Drejtues.
Pro shkarkimit të tashmë ish-rektorit, votuan: Fevzi Berisha, Alberta Troni, Qamil Bislmi, Shefkie Islamaj, Zeqir Veselaj e Beqir Sadikaj. Ndërsa njëri nga profesorët më të dalluar të UP-së dhe hartuesi i Kodit Penal të Kosovës, Ismet Salihu braktisi mbledhjen në shenjë pakënaqësi me barrikadimin e grupit kundër Zejnullahut.
Ndërsa vet rektori i shkarkuar, këtë vendim të Këshillit Drejtues e sheh si ngadhënjim i të keqes mbi të mirën.
“Vendimi i sotëm i Këshillit nuk kishte të bënte me mua ose me stafin tim, por me idenë e reformës dhe progresit që ne po e përkrahim fuqishëm dhe idenë e mashtrimit dhe shantazhit që e përkrahin disa njerëz të fuqishëm. Sot, fatkeqësisht, fitoi kjo e dyta”, deklaroi ai.
Zejnullahu thotë se ende beson në fuqinë e UP-së dhe të shoqërisë kosovare për t’u transformuar, duke respektuar vlerat e duke ndërtuar institucione që punojnë për të mirën e përgjithshme e jo për klane njerëzish të fuqishëm.
“Unë do të vazhdoj ta jap kontributin tim për të mirën e Universitetit të Prishtinës në cilëndo pozitë që jam. Forca e dijes dhe arsyes do të triumfojë herët apo vonë. Rrugës do të humbim shumë beteja, por nuk duhet të ndalemi”, deklaroi Zejnullahu në reagimin e tij.
Kundër shkarkimit të tij rektorit Zejnullhu, ka reaguar analisti Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se shkarkimi i Rektorit është lajm dëshpërues që tregon për triumfin e analfabetëve.
“Sot uzurpatorët e analfabetët e bashkuar rikapën UP-në, ia dolën. Me këtë i dhanë fund dhe mundësisë së vogël për të bërë mbarësi. Rektori dhe përpjekja e tij treguan se luftimi i kapjes e rrënimit është i pamundur në Kosovë”, thotë ai.
Ndryshe, rektori tashmë i shkarkuar i UP-së ka kundërshtuar avancimin e profesorëve pa botimin e punimeve shkencore nëpër revistat ndërkombëtare. Kjo ide nuk iu shkoi për shtati disa profesorëve që janë edhe pjesë e politikës. Ata instrumentalizuan edhe studentët kundër Zejnullahut.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau











