E-Diaspora
Shkatërrohet banda, në mesin e saj edhe katër shqiptarë
Plot dhjetë pjesëtarë të këtij rrjeti janë dënuar nga Gjykata britanike në Uells me 116 vite burg
Një bandë është shkatërruar në Kardif të Uellsit, në të cilën kishte edhe shqiptarë.
Plot dhjetë pjesëtarë të këtij rrjeti janë dënuar nga Gjykata britanike në Uells me 116 vite burg, pas një operacioni antidrogë të cilësuar si një nga më të vështirat dhe më të zgjaturat në kokë, ku katër forca të ndryshme policore në Uells dhe Angli kanë mundur të vënë pas hekurave shtatë grupe kriminale të lidhura me rrjetin shqiptar të furnizimit të kokainës, që qarkullonte miliona funte, shkruan “TCH”.
Në mes e të dënuarve janë katër shqiptarë, kreu i të cilëve, një 31-vjeçar me banim në Milton Keynes në veri të Londrës, i dënuar me 18 vite burg, konsiderohet nga policia si koka e rrjetit që ka furnizuar Uellsin me kokainë të një pastërtie mjaft të lartë, përcjell albinfo.ch.
Gjatë hetimeve, dedektivët mundën të zbulojnë në adresa të ndryshme rreth 450 mijë funte “cash” dhe bizhuteri e sende të shtrenjta në vlerën e 100 mijë funteve, si dhe disa kg kokainë.
Arrestimet janë kryer në Angli dhe Uells, si dhe në Marbella të Spanjës.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












