Sport
Shkelzen Gashi ia dhuron fitoren Shqipërisë
Goli i sulmuesit nga Zvicra, Shkëlzen Gashi, ishte vendimtar në fitoren e kombëtares shqiptare
Shqipëria ka arritur të kthejë gjithçka në përballjen me Armeninë, nga 0:1 në 2:1.
Fillimisht në avantazh kaluan armenët nga një autogol i Mavrajt që në minutën e katërt të takimit.
Me fillimin e pjesës së dytë, Armenia ka mbetur me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të një prej lojtarëve armenë.
Pas kësaj, Shqipëria ka sulmuar vazhdimisht dhe ka goditur portën e armenëve.
Ka qenë Mavraj që ka shënuar golin e parë për Shqipërinë, ndërsa Shkëlzen Gashi vulosi fitoren 2:1 për Kombëtaren.
Ashtu siç sot raportoi “albinfo.ch”, lojtarët shqiptarë që luajnë në kampionatin zviceran, padyshim që patën rolin kryesor në këtë ndeshje. Edhe pse u inkuadrua bashkë me Ermir Lenjanin në pjesën e dytë të takimit, goli i sulmuesit më të mirë në ligat zvicerane, Shkëlzen Gashit ishte vendimtar për fitoren e kombëtares shqiptare.
Pos Gashit dhe Lenjanit, lojtarët tjerë që kanë dalë nga shkollat e futbollit zviceran, dhe që dhanë gjithçka në fitoren e Shqipërisë ishin edhe: Taulant Xhaka, Armir Abrashi dhe Burim Kukeli.
Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 7 pikëve aq sa ka edhe Danimarka dhe rriten shanset për një kualifikim të mundshëm në Euro 2016
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais Sistemit të internetit Starlink të Elon Musk i është dhënë leje lokale për të hapur një... -
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026











