Lajme
Shkencëtari zviceran flet për alienët, thotë se ata do t’i takojmë pas 25 vjetësh
Sipas një studiuesi të Institutit Federal të Teknologjisë së Zvicrës, nuk duhet të presim edhe shumë për këtë ngjarje historike.
Një nga ambiciet, ose më mirë ëndrrat më ambicioze të njerëzimit është pa dyshim udhëtimi në hapësirë, dhe pse jo takimi me forma të tjera jete.
Sipas Sasha Quanz, një takim i tillë, ose të paktën provat e jetës jashtë planetit tonë, do të mund të ndodhë brenda 25 viteve të ardhshme, transmeton a2cnn, përcjell Albinfo.ch.
“Në 1995, çmimi Nobel Didier Queloz ka zbuluar planetin e parë jashtë sistemit diellor. Sot njihen rreth 5 mijë planetë të tillë, dhe po zbulojmë të tillë çdo ditë. Nga të gjithë këto mijëra planete, disa dhjetëra prej tyre i kanë të gjitha parametrat për të qenë të përshtatshëm për jetën, përfshirë këtu praninë e ujit.
Sipas tij, për momentin James Webb, teleskopi më i fuqishëm në aktivitet, nuk është mjaftueshëm i fortë për të dhënë pamje të detajuara nga këto planetë, por brenda 25 viteve instrumente të tilla mund të realizohen duke e bërë të mundur zbulimin e jetës jashtëtokësore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













