Shqipëria
Shkencëtarja shqiptare që po kontribuon në zbulimin e terapive në SHBA
Në kuadër të Ditës ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në Shkencë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka sjellë në vëmendje shkencëtaren shqiptare, Lisiena Hysenaj, e cila është duke zhvilluar veprimtarinë e saj kërkimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hysenaj është e angazhuar në kërkime shkencore për dy lloje kurash, të cilat do t’i japin një ndihmë të jashtëzakonshme fëmijëve me diabet të tipit 1, si edhe të rriturve me sindromën e zorrës së acaruar, duke synuar përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.
Ministrja Koçiu, teksa publikon një videomesazh të Hysenaj-t, shkruan:
“Lisiena Hysenaj është vajza me origjinë, e cila pas përfundimit të studimeve në Tiranë vendosi të ndjekë pasionin e fëmijërisë: shkencën. Sot ajo është pjesë e shkencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po kontribuon, bashkë me kolegët e saj, në shpëtimin të jetëve të njerëzve kudo në botë. Lisiena është një shembull suksesi, një krah i fortë për çdo grua dhe vajzë që dëshiron të ndjekë hapat e saj”.
Vetë Hysenaj rrëfen se dëshira për t’u ardhur në ndihmë për të rritur cilësinë e jetës së personave me sëmundje të pashërueshme ka qenë një ambicie që në vogëlinë e saj.
“Unë jam Lisiena Hysenaj, jam nga Tirana. Kam studiuar në Francë, në fushën e imunologjisë dhe tani po punoj në SHBA si shkencëtare. Që kur kam qenë e vogël unë jam e prekur nga personat ë vuajnë nga sëmundje të pashërueshme”, thekson ajo.
“Qëllimi është si shkencëtare është që me punën time t’ua ul mundimet këtyre personave. Po punoj në dy terapi të reja, një lidhet me fëmijët që vuajnë nga diabeti i tipit një, që diabeti mos të zhvillohet dhe e dyta ka për qëllim që të rriturit që vujanë nga sindroma e zorrës së acaruare të mos kenë shumë mundime. Nëse arrihet që dy projektet vihen në klinikë do të ndihem shumë mirë. Si femër shkencëtare, nuk ka qenë e lehtë, por me faktet e punës sime i kam treguar çdo kujt se mund të arrihet qëllimi”, përfundon mesazhi i Hysenajt.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso














