Lajme
Shkodër, rreth 3500 hektarë nën ujë
Nga hidrocentrali i Vaut të Dejës shkarkohen rreth 800 metër kub në sekondë, duke bërë që uji në Liqenin e Shkodrës t’i prekë pikat e limitit. Rreth 3500 hektarë janë nën ujë
Reshjet e mëdha të shiut që kanë përfshirë Shqipërinë, kanë ndikuar që Liqeni i Shkodrës të dal nga shtrati, duke përmbytur qindra hektarë tokë të qarkut verior të Shqipërisë. Sipas medieve shqiptare, uji ka shkaktuar përmbytje në disa lagje të qytetit të Shkodrës.
Gjithashtu e njëjta situatë paraqitet dhe në fshatin Obot ku prej javësh rezultojnë banesa të izoluara nga uji. Për shkak të reshjeve të shumta të shiut dhe shkarkimeve nga Vau i Dejës, edhe ditën e mërkurë është rritur niveli i ujit duke sjellë izolimin e 270 banesave.
Siç raporton “Shekulli”, niveli i ujit në fshatin Obot dhe Dajç ka arritur rreth 1 metër. Ndërsa nga shkarkimet e ujit në Vaun e Dejës, janë përmbytur disa lokacion afër Velipjes.
Nga hidrocentrali i Vaut të Dejës shkarkohen rreth 800 metër kub në sekondë, për shkaka se uji në liqenin e Fierzë e ka shtuar dukshëm vëllimin, sepse reshjet e mëdha të shiut në Kosovë kanë shtuar nivelin e ujit në lumin Drini i Bardh.
Gjithashtu sipas ekspertëve, lëshimi ujit nga Fierza, ndikon që niveli i ujit në Liqenin e Shkodrës të rritet shumë dhe të prekë pikat limit. Shtim të sipërfaqes nën ujë ka edhe në zonat rreth qytetit të Shkodrës.
Shtabi i emergjencës pranë Prefekturës së Shkodrës, sipas këtij raporti, ka deklaruar se situata është nën kontroll të plotë. Ndërkohë që vetë banorët e përmbytur deklarojnë të kundërtën.
Ata pohojnë se po mbijetojnë dhe janë vetëm në dorë të zotit, pasi njerëzit nuk po kujtohen për ta. Nga llogaritjet e fundit, mësohet se rreth 500 hektarë tokë i janë shtuar sipërfaqes së përmbytur, duke arritur në total në 3500 hektarë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












