Lajme
Në Zvicër hapet edhe një pikë shkollore në gjuhën shqipe
Shkolla Shqipe në Zvicër fillon mësimin në Grenchen të Kantonit të Solothurnit
Të mërkurën e kaluar nxënësit e Shkollës Shqipe në Grenchen filluan mësimet në gjuhën shqipe. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm në këtë ditë të parë shkollore jo vetëm te nxënësit por edhe te prindërit dhe veçanërisht te mësuesja e tyre Jona Xhemajli, shkruan albinfo.ch.

Mësuese Jona Xhemajli dhe koordinatori i Shkollave Shqipe në Zvicër Vaxhid Sejdiu së
bashku me nxënësit e Shkollës shqipe në Grenchen të Solothurnit
Sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër nuk kanë të ndalur. Edhe pse në kushte pandemie me rrethana të kufizuara të punës nga javë në javë jo vetëm, që rritet numri i nxënësve nëpër pikat shkollore por, edhe vazhdimisht hapen edhe shkolla të reja shqipe. Kësaj radhe dyert e shkollës shqipe u hapën në Grenchen, të Kantonit të Solothurnit. Ky vit shkollor padyshim është shembulli më mirë se si aty ku bëhen bashkë mësuesit dhe prindërit nuk mungon edhe rrita e shkollë shqipe. Këto fakte dëshmojnë punën dhe angazhimin e tyre në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe. Vlen të përmendet se për hapjen këtyre shkollave gëzojmë një mbështetje të madhe edhe nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë.

Pra edhe kjo javë solli gëzim dhe buzëqeshje në fytyrat e dhjetëra fëmijëve shqiptarë,
tani më nxënës të shkollës shqipe në Grenchen të Kantonit të Solothurnit. Ata filluan
mësimin nën drejtimin e mësueses jona Xhemajli. Nuk kishte më kënaqësi se të shohësh
interesimin e tyre për ta mësuar gjuhën amtare. Sytë e tyre ndriçonin klasën. Sa bukur,
pas njüe angazhimi disa javësh në organizimin e shkollës shqipe, tani më Enisa, Leana,
Dion K., Driti, Alea, Luani, Enesa, Altesa, Lenardi, Vlera, Amelia, Amari, Erioni,
Adriani, Floriani, Lindi, Dielli, Dion Ç., Adisa, Diari, Amelia H. Etj.
Në hapjen e shkollës shqipe prezantoi edhe koordinatori i Shkollave Shqipe në Zvicër,
Dr. Vaxhid Sejdiu, i cili iu uroi nxënësve një vit të mbarë shkollor,, kurse prindërit i
falënderoi për bashkëpunimin dhe angazhimin për hapjen e shkollës shqipe.
Pra edhe kjo javë solli gëzim dhe buzëqeshje në fytyrat e dhjetëra fëmijëve shqiptarë, tani më nxënës të shkollës shqipe në Grenchen të Kantonit të Solothurnit. Ata filluan mësimin nën drejtimin e mësueses jona Xhemajli. Nuk kishte më kënaqësi se të shohësh interesimin e tyre për ta mësuar gjuhën amtare. Sytë e tyre ndriçonin klasën. Sa bukur, pas njüe angazhimi disa javësh në organizimin e shkollës shqipe, tani më Enisa, Leana, Dion K., Driti, Alea, Luani, Enesa, Altesa, Lenardi, Vlera, Amelia, Amari, Erioni, Adriani, Floriani, Lindi, Dielli, Dion Ç., Adisa, Diari, Amelia H. Etj.
Në hapjen e shkollës shqipe prezantoi edhe koordinatori i Shkollave Shqipe në Zvicër, Dr. Vaxhid Sejdiu, i cili iu uroi nxënësve një vit të mbarë shkollor,, kurse prindërit i falënderoi për bashkëpunimin dhe angazhimin për hapjen e shkollës shqipe.
Nxënës të shkollës shqipe në Grenchen të Kantonit të Solothurnit
Në klasë ishte festë, edhe kënga ishte pjesë e orës mësimore për një fillim të mbarë. Një fillim të mbarë mësuese Jona, së bashku me këta nxënës të mrekullueshëm
Kjo fotografi flet sa njëmijë fjalë, dëshmon dëshirën e fëmijëve shqiptarë për gjuhën amtare. Suksese nxënës të dashur. Mësimi i gjuhës amtare dëshmon dashurinë ndaj atdheut!
E-Diaspora
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës -
Policia kërkon shqiptarin për plagosje të rëndë të ish partnerit të gruas -
Veprat e kompozitores Anda Kryeziu prezantohen në një koncert në Cyrih -
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna”
Jeta në Zvicër
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve -
Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale -
Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës
















