Bota
Shkollat në Wuhan rihapen të mërkurën
Nxënësit e vitit të fundit në shkollat e mesme të qytetit kinez, Wuhan, ku u zbulua përhapja e koronavirusit për herë të parë në dhjetorin e kaluar, do të kthehen në shkollë këtë të mërkurë.
Më 6 maj të gjithë nxënësit e klasave më të larta do të kthehen në shkolla, gjë që shënon një fillim të ri për planin arsimor për këtë vit”, tha Xia Chunyin nga zyra e arsimit e Wuhanit.
Ata do të kthehen në shkollë për t’u përgatitur për Gao Kao, provimin universitar të Kinës, i cili është shtyrë për një muaj, deri në korrik.
Xia tha se zyrtarët e shkollës kanë zbatuar një plan trehapësh për të ndihmuar nxënësit të përshtaten në klasë, përfshirë ndihmën psikologjike për të ndihmuar kalimin nga mësimi në internet, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Tani për tani, vetëm nxënësit e vitit të fundit do të lejohen të kthehen në shkollë.
Byroja e arsimit atje tha se pjesa tjetër e nxënësve ngadalë do të kthehen në shkollë në disa faza, por ende nuk është përcaktuar një kornizë kohore për kthimin e tyre.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët Me 86 nga 100 pikë të mundshme, Zvicra kombinon një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, arsim të... -
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen -
Kompanitë në Indeksin e Tregut Zviceran lëshojnë 663 milionë ton CO2 -
Crans-Montana: Një i dyshuar bashkëpunon me drejtësinë













