Bota
Shkon në 39 numri i viktimave në sulmin terrorist në Stamboll
39 të vdekur nga sulmi terrorist i kryer mbrëmë në një klub nate në Stamboll. Në mesin e të vdekurve është edhe një polic
39 të vdekur dhe 40 të plagosur, ky është bilanci i sulmit në klubin e natës Reina, në zonën Ortakoy rreth orës 1:30 të orës lokale. Sulmuesit siç raporton CNN turk ishin të veshur me rroba babadimëri.
Është raportuar gjithashtu se në atë kohe në atë klub gjindeshin qindra njerëz ku disa prej tyre janë hudhur në Bosfor për të shpëtuar.
Pas të shtënave, vrasësi bërtiti vrasja ishte hakmarrje për përfshirjen e Rusisë në konfliktin në qytetin sirian të Aleppo.
Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu ka dhënë detaje mbi sulmin terrorist të ndodhur në një klub nate në Stamboll, raporton agjencia turke, Anadolu Agency (AA).
Në fjalën e tij Soylu ka thënë: “Sipas informacioneve që kemi marrë nga forcat e sigurisë, ka pasur një sulmues. Nuk ka pasur më shumë se një. Një person i veshur me pantallona dhe xhup ka hyrë brenda duke gjuajtur mbi njerëzit e ndodhur aty. Ndërkohë është munduar të dalë jashtë me një tjetër veshje. Vlerësimi i këtyre informacioneve nga ana e forcave të sigurisë vazhdon. Puna e policisë për kapjen e autorit është duke vazhduar”, transmeton AA
Ministri ka folur për mediat në vendin e ngjarjes, ndërkohë atë e shoqëronin, ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Recep Akdağ, Prefekti i Stambollit Vasip Şahin dhe Drejtori i Policisë së Stambollit Mustafa Çalışkan.
Ndërsa duke dhënë detaje mbi ngjarjen, Soylu në vijim të fjalës së tij tha: “Në këtë sulm është bërë një masakër. Ky sulm është çnjerëzor. Deri më tani 39 njerëzit tanë kanë humbur jetën, identiteti i 20 prej të cilëve është mësuar. Nga këto 15 janë të huaj dhe 5 janë shtetas të Turqisë. Ndërkohë nga këto 5 persona 3 ose 4 janë nga punonjësit. Puna për identifikimin e të tjerëve është duke vazhduar.”
Ndërsa ministri I Shëndetësisë së Turqisë Akdağ duke dhënë detaje mbi gjendjen e të plagosurve ka thënë se momentalisht në spitale gjenden 65 të plagosur. Ai ka shtuar se gjendja e 4 prej tyre është e rëndë.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












