Lajme
Shkon në 83 milionë euro fitimi neto i bankave deri në fund të korrikut
Gjithsej 83.3 milionë euro është profiti neto i bankave komerciale në Kosovë vetëm nga janari deri në fund të muajit korrik të këtij viti.
Në këto fitime enorme të tyre kanë kontribuar në masë të lartë normat e larta të interesit në kredi, si dhe tarifat e larta të shërbimeve (të hyrat nga jointeresi.
Vetëm nga janari deri në muajin qershor të këtij viti, të njëjtat kishin arkëtuar në stoqet e tyre gjithsej 67.5 milionë euro profit neto, derisa vetëm një muaj më herët (maj), fitimi i tyre ishte regjistruar në një shifër prej 56.4 milionëve. Pra, për vetëm një muaj operim (qershor-korrik), bankat në vend kanë arritur të shtojnë fitimet e tyre për 15.8 milionë euro.
Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për rrjedhën e sistemit financiar për muajin korrik të vitit 2022, të hyrat totale në këtë sektor deri në fund të korrikut ishin në vlerë të 206.7 milionë eurove. Prej tyre, gjithsej 148.0 milionë euro ishin vetëm të hyra nga interesi.
Shpenzimet totale të këtij sektori për këtë periudhë ishin 123.6 milionë, ndërsa shpenzimet për interes ishin vetëm 16.0 milionë euro.
Ndërkohë, normat efektive të interesit u rritën për një pikë për secilën kategori, ku e përgjithshmja nga 6.0% sa ishte në qershor, shkoi në 6.1% në korrik. Norma e interesit për kreditë e dhëna për ekonomitë familjare në këtë periudhë ishte 5.9%, për ato konsumuese u rrit në 6.3% nga 6.2% sa ishte në muajin qershor, kurse ajo për kreditë për korporatat jofinanciare ishte 6.2%.
Në anën tjetër, vlera totale e shumës së dhënë për kredi deri në muajin korrik të këtij vitit, arriti në 4 miliardë e 164.4 milionë euro, nga 4 miliardë e 119.6 milionë euro sa ishte vlera e kredive në muajin qershor. Prej gjithë kësaj shume, 1 miliardë e 522.7 milionë euro ishin kredi për ekonomitë familjare, 2 miliardë e 571.9 milionë tjerat për korporatat jo financiare, dhe 8.9 milionë euro për korporatat tjera financiare.
Kurse depozitat e qytetarëve të ruajtuara nëpër bankat komerciale në vend, në korrik arritën në 5 miliardë e 6.3 milionë euro, nga 4 miliardë e 834.1 milionë sa ishte vlera e tyre në qershor.
Aktualisht, vlera totale e aseteve të sektorit bankar në vend, është 6 miliardë e 184.6 milionë euro.
Kujtojmë se gjatë vitit 2021, fitimi neto i këtyre institucioneve bankare në vend kishte shkuar mbi 100 milionë euro, duke e tejkaluar kështu mesataren disavjeçare që zakonisht ishte përmbyllur me nga 80 milionë euro./BuletiniEkonomik
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar









