Lajme
Shkon në 40 numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Greqi
Politika shqiptare ka shprehur ngushëllimet për viktimat e aksidentit hekurudhor në Greqi dhe është solidarizuar me Greqinë sot, që po përjeton një ndër tragjeditë më të mëdha të dekadave të fundit, përcjell albinfo.ch.
40 viktima janë konfirmuar deri më tani nga përplasja e trenit të pasagjerëve me 350 udhëtarë me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larisës.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përmes një postimi në “Twitter” shprehet se Shqipëria është sot pranë popullit grek.
“I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenave në Greqinë fqinje! Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve u uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek”.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe keqardhje për këtë ngjarje të rëndë.
“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ne ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një kohë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka shprehur solidaritetin me Parlamentin e Greqisë.
“I trishtuar dhe i dhimbshëm lajmi për përplasjen e trenave në Greqi, me pasojë humbjen e jetës dhe plagosjen e dhjetëra njerëzve. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.
Shpreh gjithashtu solidaritetin me Parlamentin e Greqisë, Kryetarin Tasoulas dhe popullin e Greqisë. Lutemi dhe u jemi pranë në këto ditë dhimbjeje!”
Ministja e Jashtme, Olta Xhaçka, u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve të aksidentit, ndërsa thekson se përfaqësues të Konsullatës në Selanik janë në vendngjarje. Deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave.
“Të trishtuar nga aksidenti tragjik që ndodhi në Tempe në Greqi nga përplasja e dy trenave. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre të këtij aksidenti vdekjeprurës. Shërim sa më të shpejtë të plagosurve”.
Përplasja ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik është përplasur me një tren mallrash me drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr. Sipas dëshmitarëve okularë, dy vagonet e para janë shkatërruar tërësisht, ndërsa tre vagonë të tjerë të trenit të pasagjerëve kanë dalë jashtë shinave.
60 pasagjerë janë plagosur, gjashtë prej të cilëve në gjendje më të rëndë dhe ndodhen në reanimacion.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare Nis gjykimi në Itali për aksidentin fatal ku humbi jetën 24-vjeçarja nga Kosova... -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit Rekord i ri në tregjet valutore, frangu zviceran forcohet ndjeshëm ... -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone













