Lajme
Shkruan gazeta e njohur austriake: Nga emigrant në diplomat
Në një shkrim mbresëlënës, Daniel Lohninger, kryeredaktor i Niederösterreichische Nachrichten (NÖN) - Gazeta kryesore e Landit të Austrisë së Poshtme - përshkruan rrugëtimin e jashtëzakonshëm jetësor të Prof. Fate Velajt - nga ish-emigrant në artist dhe romancier me famë ndërkombëtare, deri te Ambasadori aktual i Shqipërisë
Daniel Lohninger
Në vitin 1991, Fate Velaj erdhi si i ri në Austri. Shtëpia e tij e parë ishte gasthausi Kreuztanne në St. Anton/Jeßnitz, në rrethin e Scheibbsit. 35 vjet më vonë, Velaj është artist i njohur, diplomat i nivelit të lartë dhe Ambasador i Republikës së Shqipërisë. Jetën e tij të trazuar ai e pasqyron tani në romanin “Kreuztanne”, shkruan gazeta kryesore e Landit të Austrisë së Poshtme, Niederösterreichische Nachrichten (NÖN).
“Unë jam një austriak i Austrisë së Poshtme.”
Kështu thotë me krenari Fate Velaj gjatë bisedës me NÖN. Dhe kujton me kënaqësi vitet pas largimit nga Shqipëria: kohën kur si emigrant përfundoi në gasthausin Kreuztanne në St. Anton/Jeßnitz, kur punoi si larës enësh në Kartause Gaming, e më pas si punëtor fabrike në firmën Heiser (sot: Worthington Cylinder) në Kienberg.
Austria e Poshtme është gjithashtu vendlindja e dy fëmijëve të tij, të cilët erdhën në jetë në spitalin e Scheibbs-it, transmeton albinfo.ch.
Vitet e para në Austri nuk kanë qenë të lehta, por kanë qenë formuese, kujton Velaj. Historia e tij është ajo e një të riu që, pas rënies së komunizmit, la atdheun për të ndjekur ëndrrat e tij. Këto ëndrra e sollën në vitin 1991, në moshën 28-vjeçare, nga qyteti bregdetar shqiptar Vlorë në Austrinë e Poshtme.
Për shtatë vjet, Fate Velaj jetoi në Mostviertel, krijoi familje, ndërtoi miqësi që i ruan edhe sot dhe u frymëzua nga natyra rreth Ötscher-it madhështor për veprat e tij artistike.
“Këtu u rilinda,” thotë Velaj me mirënjohje të thellë. Edhe sot ai mbetet i lidhur fort me këtë rajon:
“Kur dal nga autostrada në Ybbs dhe futem në rrugën federale 25 drejt Scheibbs dhe Gaming, e ndiej ajrin që vjen nga Ötscher-i dhe kam ndjesinë se po kthehem në shtëpi.”
Një artist në kërkim të rrugës së vet
Romanin “Kreuztanne” ai e sheh si një homazh për njerëzit e kësaj zone, të cilët i dhanë strehë, mbështetje dhe një vakt të ngrohtë. Atyre u detyrohet edhe për faktin se veprat e tij artistike, të cilat sot ekspozohen në mbarë botën, u prezantuan për herë të parë publikisht – në ekspozita në Gaming, Scheibbs dhe Wieselburg.
“Në vitin 1991 qëndroja në një kryqëzim me tre tabela drejt së ardhmes sime. Nuk e dija cilën të zgjidhja,” shpjegon Velaj pa e ditur se rruga do ta çonte drejt fotografisë, pikturës dhe letërsisë.
Në vitin 2013, Fate Velaj u kthye në Shqipëri si këshilltar i Kryeministrit, për të ndihmuar vendin e tij në rrugën drejt europianizimit, dhe u zgjodh edhe deputet në Parlamentin shqiptar. Në vitin 2024 ai u rikthye në Vjenë – dhe që prej atëherë është Ambasador i Republikës së Shqipërisë.
Për veprimtarinë e tij për Austrinë dhe Europën, ai është vlerësuar nga Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen, si edhe nga Parlamenti Evropian; më pas kanë ardhur çmime në SHBA dhe Itali.
Aktualisht, ai ndodhet në turne leximesh në Austri me versionin në gjermanisht të romanit “Kreuztanne”.
Vetë libri është një ndërthurje e autobiografisë dhe fiksionit: një histori migrimi, por edhe një roman artisti dhe një studim shoqëror – i shkruar me një gjuhë të butë, poetike dhe njëkohësisht të përmbajtur.
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër














