Literaturë
ShKShZ mbajti orë letrare në kujtim të shkrimtares Miradije Maliqi
Valdet Berisha, kryetar i ShKShZ: "Miradije Maliqi ishte pjesë e zanafillës së daljes në sipërfaqen letrare të krijimtarisë shqipe në Zvicër..."
Të premten, më 23 qershor, në Bibliotekën Pestalozzi, në Hardau ZH, Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës mbajti një orë letrare në shenjë nderimi e kujtim për shkrimtaren tonë Miradie Maliqi.

“Disa, në rrugëtimin e tyre të shkurtër dialektik, kapërcejnë pa vërejtur gjurmët e veta, me bindjen e thellë që janë në thelbin e shuarjes së mallit, për atë që e duan dhe i përkushtohen deri në fund. Ky vrull, shpesh i verbër, për t’i bashkuar të tjerët në formën më magjike. Ne jemi sot këtu pikërisht në shenjën e këtij udhëkryqi të përjetshëm, që zhvendoset vazhdueshëm nga gjeneratat”, tha në fjalën e tij të hyrjes kryetari i ShKShZ-së, Valdet N. Berisha.
Miradije Maliqi ishte pjesë e zanafillës së daljes në sipërfaqen letrare të krijimtarisë shqipe në Zvicër, zanafillë e cila trasoi dukshëm rrugën, në një kohë të vështirë për kombin, në mesin e viteve 90-të të shekullit të shkuar. Ishte ajo kohë e vrullshme, kur ne po ngrisnim tenden tonë të forcës letrare në një terren të huaj beteje. Miradije Maliqi ishte aty, konsekuente dhe e pazëvëndësueshme, ashtu siç mbeti deri në frymën e saj të fundit, u shpreh më tutje Berisha.
Poezi nga krijimtaria letrare e Miradije Maliqit lexuan Ramadan Morina dhe Hyrije Jusufi, shkruann ShKShZ në një njoftim të saj në mediat sociale.
Një shënim të shkurtër për jetën dhe veprën letrare të Miradije Maliqit e lexoi Bujar Salihu, sikurse edhe pjesë të zgjedhura nga recensione të disa nga emrave shumë të spikatur të kritikës letrare si Shaip Beqiri, Adem Gashi, Timo Mërkuri, Fatime Kulli, Shqipe Bytyqi etj.
Më pas me një fjalë u paraqit Sadije Kërçeli, përfaqësuese e Korit të Grave “Lyra” të Cyrihut, pjesë e të cilit ishte edhe Miradije Maliqi. Poezi përkushtuese për Miradije Maliqin lexuan poetet Raza Smaili dhe Hyrije Jusufi
Në përmbyllje, me një fjalë falënderuese për të gjithë të pranishmit u paraqit edhe bashkëshorti i të ndjerës z.Rexhep Maliqi.
VEPRAT LETRARE të Miradije Maliqit
“Kthimi i mërgimtares së tradhëtuar”, roman, Mirazh Tiranë 1995
“Një lot më shpejt se fjala”, roman, Eurorilindja, Tiranë 1998
“Ditët e heshtjes sime”, roman, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë, Shkup 2000
“Dy kurora sonetike”poezi, Asdreni, Shkup 2000
“Më shumë se dashuri”, poemë, Shqiptarja, Tetovë 2003
“Unë dhe shpirtbukura”, roman, Arbëria, Tiranë 2005
“Krenaria e lënduar”, roman, Arbëria, Tiranë 2009
“Rebelimi i ndjenjave”, roman, Arbëria Tiranë 2009
“Kape ditën tënde” poemë, Arbëria Tiranë 2011
“Metaforë malli”, poezi me miq “Ada”Tiranë 2013
“Ti nuk je kujtim” publicistikë, Bota shqiptare,Tiranë, 2015
„Ëndrroj se Zgjohem” poezi, Ars poetika Durrës, 2015
“Kështjella e fjalëve” (Castelul Cuvintelor) Poezi shqip- rumunisht, Biblioteka Literatura Albaneza 2
“Nëna dhe Bija” Prishtinë 2021
Të ngjashme
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026















