Lajme
“Shkupi 2014” edhe me figura shqiptare
Sheshi i Shkupit së shpejti do të pasurohet edhe me tre skulptura të personaliteteve të rëndësishmen historike të shqiptarëve
Këshilli i komunës Qendër në seancën e sotme me 12 vota për 11 të përmbajtur i ka dhënë dritë jeshile iniciativës për vendosjen e figurave të Josif Bagerit, Pjetër Bogadnit dhe Nexhat Agollit në qendër të Shkupit, bën të ditur Zhurnal. Në mbështetje të këtij propozimi kanë qenë këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, ndërsa të përmbajtur kanë qenë këshilltarët e opozitës maqedonase LSDM-së. Kryetari i komunës Qendër, Vlladimir Todoroviç, nuk deshi të japë detaje se kur do të vendosen personalitetet e historisë shqiptare, por konfirmoi se skulpturat e tyre janë në fazën përfundimtare. Përveç busteve të personaliteteve shqiptare në qendër të Shkupit,në muzeun e VMRO-DPMNE-së, do të vendosen edhe shtatoret e Hasan Prishtinës dhe Ibrahim Temos. Projekti kontravers “Shkupi 2014”, ka ngjallur reagime të shumta si në vend ashtu edhe tek fqinji jugore Greqia, e cila ka akuzuar Maqedoninë për falsifikim të historisë duke u munduar të përvetësojë një pjesë të historisë greke
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












