Maqedonia
Shkupi përsëri i pari në botë për ajrin e ndotur
Qyteti i Shkupit ka zënë vendin e parë në botë për nga ndotja e ajrit, duke u radhitur në grupin e kryeqendrave të Indisë, Bangladeshit e Pakistanit.
Prania e grimcave PM10 dhe PM 2.5, sipas stacioneve matëse, ka kapërcyer normat e lejuara, madje me disa dhjetëra herë.
Drejtuesit e kryeqytetit të Maqedonisë kanë nisur me zbatimin e masave urgjente për mbrojtjen nga ndotja e ajrit. Transporti publik prej të dielës bëhet pa pagesë, me qëllim të uljes së numrit të makinave në qarkullim, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Në këtë kuadër, çmimet e parkingjeve janë dyfishuar, ndërsa janë ndërprerë edhe punimet në kantieret e ndërtimit. Inspektorët janë urdhëruar të bëjnë kontrolle të rrepta në vendet ku dyshohet se bëhet djegia e gomave dhe materialeve të tjera helmuese.
Ministria e Arsimit e Maqedonisë ka urdhëruar që gjysma e dytë e vitit nëpër shkolla, që duhej të fillonte të hënën, të shtyhet të paktën edhe me dy ditë. Por, këto masa nga opozita dhe sektori civil janë vlerësuar më tepër si populiste sesa si masa që mund të japin efekte.
OJQ-të kanë kërkuar masa afatgjata, si subvencione për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes dhe jo ndihmë vetëm për disa qindra familje, si dhe masa në sektorin e ndërtimtarisë, ndërprerjen e punimeve apo mosdhënien e lejeve për ndërtesa shumëkatëshe, që pengojnë qarkullimin e ajrit apo edhe për masa të tjera.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori












