Lajme
Shkurtohet distanca Tiranë-Shkup për 100 kilometra
Ndërtimi i infrastrukturave të rëndësishme si “Rruga e Arbrit”, Korridori 8, linja e interkonjeksionit energjetik apo ajo hekurudhore, por edhe projekte më madhore u konsideruan të nga kryeministri Sali Berisha dhe presidenti i Maqedonisë, Gjeorgji Ivanov, gjatë takimit të mbajtur ditë më parë në Tiranë, si jashtëzakonisht të rëndësishme, për zgjerimin e marrëdhënieve më të ngushta të bashkëpunimit, në të gjithë rajonin si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve.
Kryeministri Berisha i bëri të ditur presidentit Ivanov se në 18 muaj, Qeveria shqiptare do të përfundojë segmentin Tiranë-Elbasan, pjesë e rëndësishme e Korridorit 8, që lidh Tiranën dhe Shkupin, i cili do ta shkurtojë distancën mes dy kryeqyteteve me rreth 100 km.Ndër të tjera, gjatë këtij takimi u ripohua interesi i përbashkët i të dyja vendeve për promovimin e infrastrukturave të rëndësishme energjetike, të cilat do të bëjnë të mundur furnizimin e rajonit dhe qytetarëve të këtyre vendeve, me burime të rëndësishme energjetike, si ato të gazit natyror.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm











